Bosnje-Itali nuk mbaron kurrë, letra ku Donnarumma kishte shënimet e penalltive të rivalëve del në ankand

8 Prill 2026, 21:55Sport TEMA
Bosnje-Itali nuk mbaron kurrë, letra ku Donnarumma kishte shënimet e

Quhet Afan Cizmic dhe është vetëm 14 vjeç, por me veprimin që bëri gjatë penalltive që vendosën ndeshjen mes Bosnje Hercegovinës dhe Italisë ”kualifikoi” vendin e tij në Botërorin “SHBA, Kanada dhe Meksikë 2026”.

Djaloshi që kapte topat pas porte arriti që të merrte letrën ku portieri i Italisë kishte shënuar anën se ku preferonin që të ekzekutonin penalltitë lojtarët vendas. Ai tha se mori këtë vendim kur pa Donnarumma-n që i grisi letrën portierit të Bosnjes, Vasilj.

14-vjeçari shpejgoi se letrën që i mori italianit e ka ruajtur dhe se shumë shpejt do të jetë pjesë e një ankandi. Cizmic ka vendosur se edhe çfarë do të bëjë me shumën që do të përfitojë, e cila është e destinuar të shkojë për bamirësi.

1 Komente

  1. I
    I.G

    Shpjegoi shkruhet ✍️

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje