Conference League: Vllaznia dhe Partizani me fat, Tirana gjen Torpedon e Gjeorgjisë

18 Qershor 2024, 16:20Sport TEMA
Conference League: Vllaznia dhe Partizani me fat, Tirana gjen Torpedon e

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës për sezonin 2024-25.

Partizani, Vllaznia dhe Tirana kanë njohur rivalët, me bardheblutë që kanë qenë pafat. Ndërkohë që edhe Shkëndija ka njohur kundërshtarin.

Duelet e para luhen më 11 korrik dhe ato të kthimit më 18 korrik 2024.

Vllaznia luan kundër Valurit të Islandës, teksa Partizani gjen maltezët e Marsaxlokk.

Ndërkohë Tirana përballet me Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë. Të treja skuadrat e Superligës duelet e para i luajnë në udhëtim.

Ndërkohë Shkëndija luan me FC Noah të Armenisë dhe Malisheva me Buducnost Podgorica.

 

Lini një Përgjigje