Hidhet shorti i Champions League, "buzëqeshin" Egnatia dhe Ballkani, por jo Struga

18 Qershor 2024, 15:36Sport TEMA
Hidhet shorti i Champions League, "buzëqeshin" Egnatia dhe

Shorti për turin e parë paraeliminator të Champions League i ka buzëqeshur skuadrave shqiptare që do të marrin pjesë në sezonin 2024/2025.

Kampionia e Superligës, Egnatia ka “peshkuar” boshnjakët e Borac Banja Luka, një rival i lehtë në letër. Rrogozhinasit e Edlir Tetovës pasi fituan dy trofetë e sezonit të sapo mbyllur, do të zhvillojnë sfidën e parë në transfertë dhe atë të kthimit në Shqipëri.

Edhe Ballkani i Ilir Dajës ka qëlluar me fat, pasi gjen në fazën e parë modestët e Santa Coloma, nga Andorra. Duket se kalimi në turin e dytë eliminator do të jetë një formalitet për kampionët e Kosovës, të cilët sfidën e parë e luajnë në Prishtinë.


Më i komplikuar shorti për Strugën. Kampionët e Maqedonisë së Veriut gjejnë një kundërshtar më me eksperiencë në Europë si sllovakët e Slovan Bratislavës. Sfida e parë do të luhet në transfertë dhe ndeshja e kthimit në shtëpi.

Ekipi i katërt shqiptar që merr pjesë në turin e parë të Champions League, Deçiç Tuzi, që fitoi kampionatin në Malin e Zi, do të sfidojë uellsianët e The New Saints për një kalim historik në turin e dytë.

Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.

1 Komente

  1. N
    Nderpriteni pak ushmin mos hani mut gjithe kohes.

    Egnatia ka "peshkuar boshnjaket e Borac, apo Boraci ka peshkuar Egnatian e Rrogozhines, qyteze qe mbahet mend vetem per por-dhimin e sapunit t e zi 15 lek te vjetra ka-llupi) qe perdorej per te lare rrobat zhul ne fund te javes dhe pastruar nga morrat ushtaret qe zgjeboseshin ne fjetoret "moderne" te reparteve ushtarake te komunizmit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje