Dueli me Kroacinë, Sylvinho me dilema në mbrojtje dhe mesfushë

18 Qershor 2024, 11:30Sport TEMA
Dueli me Kroacinë, Sylvinho me dilema në mbrojtje dhe mesfushë

Kombëtarja shqiptare vijon të stërvitet intensivisht për duelin me kroatët, por pyetja që po bëhet më së shumti tani është se a do të ketë ndryshime nga 11 titullarët që pamë përballë Italisë.

Trajneri Sylvinho po bën llogaritë e tij, por pa ndryshuar modulin e lojës dhe do i qëndrojë besnik skemës së tij të preferuar, 4-2-3-1. Në portë Thomas Strakosha. Mbrojtja mund të ndryshojë, pas shumë kritikave ndaj Hysajt, Sylvinho mund të aktivizojë mbrojtësin e Rayo Vallecano, Ivan Balliun, ndërsa në qendër Ajeti së bashku me Gjimshitin dhe në të majtë Mario Mitajn.

Edhe mesfusha mund të ketë dyshime. Asllani dhe Ramadani titullarë, para tyre Bajrami, ndërsa Laçi mund të zërë vendin e Seferit. Edhe Asani, nëse nuk arrin formën optimale, do të zëvendësohet nga Arbër Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit, Armando Broja.

Kombëtarja shqiptare do të ketë dhe një seancë të fundit stërvitore dhe më pas trajneri Sylvinho do të vendosë se cilët do të jenë 11 titullarët që do të zbresin në fushë.

1 Komente

  1. A
    Albtifoz

    Perse nuk futen sulmuesit me te mire qe kemi: Broja, Hoxha dhe Manaj ne formacion se bashku? Manaj dhe Broja alternohen luajne si ne mes dhe ne krahet ne ekipet e tyre. Pse te mos kemi nje sulm me "tre dhembe" njehere ne historine tone, tani qe i kemi lojtaret? Cfare presim me? Nqs nuk luhet per fitore dhe nuk fitojme me Kroatet, per cfare luajme? Pse te mos futim mesfushoret tane me te mire ne loje: Bajrami, Muci, dhe Laci se bashku qe ne fillim? Mesfusha ishte fare fare pertoke me Italine. Kroatet kane mesfushe me te mire se italionet!! Me Ramadanin dhe Asllanin do te luhet kunder Brozovic, Kovacic dhe Modric?? Pse??? Duam te garantojme humbjen? Po Gvardiol nga kush do te markohet, Hysaj???? Nje komb i tere do ta shikoj kete zgjedhje. Pse jo Balliu??? A do vazhdohet te luhet me zonale ku e gjithe fusha tu jepet kroateve (me mesfushen me te mire ne Evrope) te bejne cte duan dhe kur te gjuajne ne porte ne ulim koken? Nqs nuk luajme ne sulm qe ne fillim dhe tu ushtrojme presion per gol, ne e kemi ndeshjen te humbur. Kroatet jane ekip me i mire se ne, me mesfushore kalibri boteror, dhe kane motivimin e duhur jo vetem te na mundin, por me golavarazh te larte. Dhe do te japin 120% e tyre. Duke "mbrojtur" me Hysajn dhe me zonale do ti perballojme ne? Kroatet duhet te preokupohen me sulmuesit tane gjithe lojen. Eshte e vetmja menyre per ti ndalur. Perndryshe, mionat shqiptaret qe ndjekin do te kerkojne sport tjeter per te bere tifo, se futbollin na e kane zaptuar njerez qe nuk duan te luajne dhe kur i kane mundesite. NUk ka problem fare te humbim kunder Kroacise, se ata jane me te mire dihet, por te bejme nje loje dinjitoze dreqi e mori, se lojtaret i kemi, futini, njehere ne histori te Evropianit te pakten!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje