Shqipëria dhe Kroacia do të zbresin mesditën e së mërkurës në fushën e Volksparkstadion të Hamburgut, për të kërkuar secila fitoren, me 3 pikëshin që do t’i mbante ende në garë për një vend në 1/8 e Euro2024.
Të dyja ekipet po përgatiten maksimalisht, por presioni duket se ka rënë mbi kroatët, të cilët pësuan një humbje tronditëse me rezultatin 3-0 përballë Spanjës.
Tekniku Zlatko Daliç pas kritikave të ashpra nga tifozët dhe opinioni sportive në Kroaci për zgjedhjet taktike që bëri ndaj iberikëve, duket se ka vendosur të surprizojë me vendimet për sfidën me Shqipërinë.
Për herë të parë në historinë e kombëtares ballkanase dhe të një kompeticioni si Europiani, Daliç ka vendosur që Kroacia të mos stërvitet në stadiumin ku do të luhet ndeshja, siç ndodh normalisht një ditë para sfidës.
Trajneri kroat në stërvitjen e pasdites së djeshme, ku kishte në dispozicion 25 futbollistë pasi Nikolla Vllashiç nuk ishte në formë, ka përgatitur taktikat dhe më pas mori vendimin surprizë për të mos u nisur menjëherë drejt Hamburgut.
Modriç me shokë do të stërviten edhe sot duke nisur nga ora 11:00 në qendrën sportive të përzgjedhur nga Federata Kroate e Futbollit dhe në orën 16:00 do të udhëtojnë me autobus për në Hamburg, ku nuk do të stërviten një ditë para ndeshjes.
O ça budallenj që jeni. Nuk do stërviten në stadium se nuk i lejon UEFA. As Shqipëria nuk do stërvitet aty. Sepse fusha ka difekte..... Të dyja ekipet do stërviten në ambiente të tjera.
Po ce pyet! Keta jane gjithologe!!!!!
Hajde shkrim koti.
Jane trembur shume nga Hysaj dhe shoke. Vdisni pak qe te shkruani lajme wou ????♂️
në një farë mënyre duhet me e fitu bukën e gojës!!o me djersë e ballit,si njeriu i ndershëm,o me djersën e shalëve(gënjeshtra,sajesa)si kurrva!!
Dalic mos u frkso hyc!Nga ndeshja me Moldavine frikacaku Sislvinjo shqiponjat i ktheu prapa per t’u mbrojter si lepujt e bute.Drugugajde nese ne ndeshjen ndaj jush shqiponjat do te lejohen te flururojne lirshem!
Ky eshte nje vendim i papare ndonjehere ne historine e futbollit. E tmerrshme.Nuk i dihet si do te shkoje kjo pune me. Nje vendim i jashtezakonshem qe do te kete pasoja te papara per te ardhmen e planetit. Cmenduri!
A i cahet gopi thebyt tao balles dhe gopi i nenave te banditeve te tij? Berisha vrases ia came gopin