“Duket çmenduri, por kemi më shumë shanse të fitojmë Champions-in se sa titullin”, zv. trajneri i Interit: Skudeto nuk varet më nga ne

4 Maj 2025, 11:04Sport TEMA
“Duket çmenduri, por kemi më shumë shanse të

Me kampionatin tashmë në duart e Napolit, duket se të gjitha energjitë e Interit janë përqendruar te Liga e Kampionëve. Këtë kanë lënë të kuptohet edhe fjalët e zëvendestrajnerit të Interit pas fitores kundër Veronës. Masimiliano Farrisi ka thënë se skuadra ka më shumë shanse të fitojë Ligën e Kampionëve se sa titullin e Serisë A, pavarësisht se sa absurde mund të tingëllojë në opionin sportiv.

“Duam ta kurorëzojmë këtë sezon me ëndrrën për të fituar Ligën e Kampionëve. Duket çmenduri, por mendoj se kemi më shumë shanse për të fituar Ligën e Kampionëve se sa titullin, edhe pse e dimë se do të përballemi me një ekip të çmendur, Barcelonën.

Fjalët e Kontes? Nuk i komentoj deklaratat e trajnerëve të tjerë. Titulli nuk varet më nga ne. Detyra jonë është që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura, në mënyrë që të mos kemi asnjë peng”, ka thënë Masimiliano Farrisi.

2 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Skeni per te fituar asnjeren. Forza Milan!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      forca cuna te kapni vendin e 10-te.... Milani vitin tjeter eshte kampion se nuk luan ne asnje kupe, pervec aasaj te kooperativave te artizanatit bangabungas

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje