Goglat shmangin përplasjet e mëdha në çerekfinale të Europa League-s. Kështu, Manchester Unitet vihet përballë Sevillas, por duhet pranuar se “Djajtë e Kuq” nuk kanë kujtime fort të mira me ekipet spanjolle.
Juventusi, me fat, gjen Sportingun e Lisbonës, që gjithsesi duhet marrë shumë në konsideratë, pasi eliminoi Arsenalin.
Përsëritet finalja e Conference League të sezonit të kaluar Roma – Feyenoord. Një tjetër test i vështirë për t’u kaluar nga skuadra e Mourinhos.
Me fat Bayer Levekuseni, që do të ketë përballë skuadrën belge Union Saint Gilloise
Çiftet çerekfinaliste:
Manchester United – Sevilla
Juventus – Sporting
Bayer Levekusen – Union Saint Gilloise
Roma – Feyenoord
Lini një Përgjigje