Mourinho “mbret” i ironisë: A ka një garë tjetër ku të luajë Lazio?!

17 Mars 2023, 10:13Sport TEMA

Mourinho “mbret” i ironisë: A ka një garë tjetër

José Mourinho i “përkëdheli” lojtarët e tij pas barazimit 0-0 ndaj Real Sociedad që u dha verdhekuqve kualifikimin në çerekfinale të Europa League-s:

“Unë i ndihmoj, jap kontributin tim të vogël, por merita është e gjitha e tyre. Matic kishte një problem dhe ne e dimë se sa e vështirë është të bësh pa të.

Wijnaldum luajti 90 minuta në yd ndeshje për tri ditë, pas 6 muajsh pasiviteti… Kthehemi në Romë të lodhur, por të lumtur, krenarë për atë që kemi bërë. Sakrificë dhe guxim i madh edhe nga ana e Pellegrinit dhe Belottit pas lëndimeve të tyre. Jemi një grup spektakolar. Nuk jemi më të fortët në botë, por jemi një grup i madh”.

“Special One”, i pyetur për shortin, deklaroi, sigurisht pa harruar një “thumb” për Lazion:

“Nuk më intereson. Për mendimin tim, ka ekipe që nuk duhet të jenë aty, sepse kushdo që eliminohet nga një garë, duhet të shkojë në shtëpi (referenca është për Juventusin, Sevillan dhe Bayer Leverkusenin, të eliminuar nga Champions League).

Ne kemi qenë këtu që nga fillimi, Europa League duhet të jetë për ne… Lazio u eliminua sot (nga Conference League), por nuk ka një garë tjetër ku të shkojë, apo jo?”

Lini një Përgjigje