Andreas Ndoj u kthye në çështje delikate me lojën e tij ndaj Kombëtares shqiptare teksa pranoi ftesën e trajnerit Bushi për Shpresat U-21 ndërsa më pas preu në besë duke u kthyer sërish në Greqi për të luajtur me përfaqësuesen greke.
Debutimi akoma nuk ka ardhur dhe kjo pritet të zgjasë akoma më shumë pasi FIFA ka bllokuar mbrojtësin për shkak të parregullsive në dokumentacion.
Ndërrimi dy herë i kombëtareve, një herë kalimi nga Shqipëria U-17 te Greqia U-19 e më pas rikthimi përsëri te kuqezinjtë U-21, ka bërë që FIFA të ndalojë debutimin e tij me grekët për ndeshjet e marsit.
FIFA e lejon vetëm dy herë ndërrimin e kombësisë ndërsa tani mbvetet të shihet sesi do të vijojë kjo çështje, me Ndoji që ka mbetur jashtë listës së Greqisë.
Çfare eshte ky titull? “ tradhetoi Shqiperine per greket “? Jeni ne vehte apo jo, jetojme ne kapitalizem dhe çdo gje eshte bisnes , nuk ka te beje me patriotizmin, sigurisht qe ai do luaj atje ku e paguajne me shume! Ju shikoni me mire ata qe e xhvaten kte vend dhe shqiptaret, erdhen me opinga e triko leshi dhe u bene miljarder, apo nuk u a mban prapanica!
O Gota që qenke gotë bosh! Në ekipin kombëtar nuk luhet për pare,por për krenari kombëtare! Ai me sa duket nuk ndjehet krenar të jetë pjesë e Shqipërisë dhe zgjedh Greqinë. Niset vetëm nga interesi i tij i vockël.
Sakte! Te veshesh bluzen e ekipit kombetar, qe perfaqeson popullin, perfshi edhe familjen e farefisin tend, eshte nderi me i madh qe mundet ti behet nje sportisti. Pra nuk duhet me ja ditur shqiptaret per nder atyre qe jane pjese e kombetares, por duhet te na e dine lojtaret per nder qe u futen ne kombetare dhe ne i mbeshtesim e i respektojme e i ndjekim kudo ku luajne. Parate lojtaret i bejne kur luajne me klubet dhe aspak me kombetaret.
Hahaha!Po te thashe mo djale qe do perfundosh si famozi nini(s).
Mos kerkoni BESE tek maloku i pabese.
Ky eshte rritur ne greqi ,stervitur nga greket ndihet grek .nje nigerian i lindur e rritur ne shqiperi eshte me shqiptar se shqiptaret e lindur jashte te cilet me shqiperine nuk i lidh asgje pervecse nostalgia e prinderve .pastaj dpirt eshte mor jahu te luajne ku te duan edhe sikur Shqiperia te fitoje kupen e botes mileti i thjeshte mvetet po atje ku ishte .