“Çfarë logjike është kjo?” Alliu kritikon “Final 4”: Formulë e shëmtuar!

11 Maj 2026, 12:20Sport TEMA
“Çfarë logjike është kjo?” Alliu kritikon

Ish-futbollisti i Kombëtares, Ilir Alliu, kritikoi formulën e “Final 4” të këtij sezoni në Kategorinë Superiore.

“Çudia më e madhe është se del i pari, por të thonë “mbylle gojën, merr këto 100 milionë lekët, por do jesh me pikë të barabarta me vendin e dytë”. Për çfarë u bë kampionati një vit? Je në avantazh 1 pikë, por nuk je në avantazh. Çfarë logjike është kjo?”, tha Alliu, duke iu referuar faktit se pavarësisht se Vllaznia e mbylli kampionatin me një pikë më shumë se Elbasani, do e nisin “Final 4” me pikë të barabarta pas përgjysmimit të pikëve.

Duke folur më tej për Tiranën, Alliu vlerësoi trajnerin e saj, Orges Shehin.

“E mori ekipin në një moment shumë të vështirë dhe i ka dhënë shumë kredite vetes. Iniciativa për ta marrë në një moment kur të gjithë e parashikonin shumë të vështirë, tregon shumë. Klubi e tregoi se kush ishte deri ditën kur i erdhi Shehi në stol”, tha Alliu.

“Janë për t’u përgëzuar trajneri dhe lojtarët që e ndoqën. Tirana është i vetmi ekip që i mbijetoi rënies me djersën e vet, me punën e trajnerit dhe çunave”, shtoi ish-futbollisti. 

4 Komente

  1. A
    Anna

    Kot me pyet, me ke ekip ka luajtur ky Ilir Alliu? Ne cilat vite ka luajtur edhe me kombetaren? cfare pozicioni ne fushe ka mbajtur?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bake

      Hej gallate..... Nuk rrisin pensionet por harxhojn lek per kete mender futboll....... Nuk ngrene pallate per te pastrehet apo ti bejne parqe dhe lulishte por harxhojn per stadiume.............. Shifni si rrine stadiumet, te gjithe bosh, pervec familjareve dhe te afermeve te atyre qe shkojne mbas topit

      Përgjigjjuni
      1. .
        ....

        ça pergezimesh mer toç ku jeton ti? Ne 4-5 javet e fundit te kampionatit si çdo vit fillojne qokat .....

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sula

          "Final 4" eshte lende e pare per pazaret e Dukes. SPAK shpeton karieren e vet po i vuri nje pergjues Dukes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje