“Garë” e fortë për numrin 9, Broja dhe Manaj duan fanellën e bomberit

19 Mars 2024, 09:31Sport TEMA
“Garë” e fortë për numrin 9, Broja dhe Manaj duan

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, të cilat do të luhen më 22 dhe 25 mars në Parma e Stokholm.

FSHF publikoi listën me 26 lojtarë që trajneri Sylvinho kishte përzgjedhur për këto dy paraqitje të para të vitit 2024. Braziliani thërriti plot 9 sulmues dhe Arbër Hoxha është debutuesi i cili do të veshë fanellën kuqezi për herë të parë në karrierë, ndërsa u lanë jashtë Mirlind Daku e Arbnor Muja.

Emra të bujshëm si Armando Broja, Jasir Asani, Ernest Muçi apo rikthimi i Rey Manajt e bëjnë repartin ofensiv të Shqipërisë një vullkan të vërtetë. Shumë sulmues që garantojnë gola dhe janë gati të marrin përsipër rolin e bomberit.

Ende nuk janë bërë të ditura numrat që do të mbajnë lojtarët në fanellë, por me kaq shumë sulmues, e sigurtë është që gara më e fortë bëhet për fanellën me numrin 9. Në kualifikuese e ka mbajtur Jasir Asani, në mungesë të Armando Brojës dhe Rey Manaj.

Mbetet të shihet se cili do të jetë numri 9 i Shqipërisë.

Lini një Përgjigje