
Vedat Muriqi, po kalon një sezon të shkëlqyer te Mallorca, aty ku është një nga lojtarët më të spikatur.
Forma e shkëlqyer e sulmuesit, nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha. Thuhet se West Ham në Angli, ka shfaqur interes për lojtarin e Kosovës.
Klubi i Premier League, është në kërkim të një sulmuesi dhe për këtë kanë gati 40 milionë euro. Objektivi ishte En Nesyri i Sevilla, por një marrëveshje me të nuk u arrit dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë nga Muriqi.
Në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Mallorcan, Muriqi ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime.
Lini një Përgjigje