Nuk mori pjesë në funeralin e legjendës Pele, Ronaldo “Fenomeni”: Isha me pushime…

11 Janar 2023, 20:15Sport TEMA

Nuk mori pjesë në funeralin e legjendës Pele, Ronaldo

Legjenda braziliane Pele ndërroi jetë më 29 dhjetor të vitit 2022, pasi nuk ia doli të fitojë betejën me kancerin.

Të shumtë ishin ata që ishin prezentë në funeralin e Pelesë, por ajo që ra në sy ishte mungesa e fenomenit Ronaldo.

Ky i fundit është shprehur se ka qenë me pushime në Republikën Domenikane, ndaj e kishte të pamundur për të marrë pjesë në lamtumirën e fundit të “ikonës”.

“Pas Kupës së Botës mora një javë pushim dhe shkova në Punta Cana me fëmijët e mi. Ishte shumë bukur të pushoje. Isha pak a shumë pa celular, thjesht po shijoja familjen.

Gjatë kësaj periudhe vdiq Mbreti ynë… Meqë isha larg, nuk mund të udhëtoja… Unë isha tashmë larg me familjen time”, tha Ronaldo duke folur në një program televiziv.

Lini një Përgjigje