Interesi i madh për Shqipëri – Çeki, bllokohet faqja e biletarisë online

15 Shtator 2023, 15:50Sport TEMA

Interesi i madh për Shqipëri – Çeki, bllokohet faqja e


Tifozët shqiptarë kanë shfaqur një interes të madh për të siguruar bileta për ndeshjen Shqipëri – Çeki e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Teksa duhet gati një muaj për t’u luajtur përballja në “Air Albania” mes kuqezinjëve dhe çekëve, tifozët kuqezi janë dyndur në biletarinë online për të siguruar një biletë për sfidën.

Kujtojmë se Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur, ashtu si në ndeshjen me Poloninë, që biletat do të shiten vetëm online.

Aktualisht mbi 2 mijë e 300 persona po presin në radhë në web-in e biletarisë për t’u regjistruar për të blerë biletat e ndeshjes.

Interesi i madh për Shqipëri – Çeki, bllokohet faqja e

 

1 Komente

  1. C
    Cunami Kuq q Zi ne Arena

    Nji gjak ,nji bese nji gjuhe nji Histori - Kuq e Zi Fitore Shqiperi . 11 Gladiatoret e Kombetares Kuq e Zi ne Arena Albania , perballen me Cekine si me qen kjo nji Finale Boterore . O fitojme per Shqiperi o let'behet Arena shkrumb e hi . Ceken duhet te gjunjezohen para Gladieatoreve Kuq e Zi ne Aene gjall o vdek . 3 - pikeshja eshte e detyryeshme per Kombetaren Kuq e Zi , jo thjeshte per kualifikim ne Gjermani ,por ne Nder e Kombit . Gladiatoret e Kombetares duhet te hyjne ne Arene si Ujqer , per te shqyder gjithcka i del perpara . Termeti ne shkallet e Stadiumit _ i Cunamit Kuq e Zi , duhet te tremb e reembej zemren kundershtarin . Kuq q Zi _ ka vetem nji SHQIPERI ; ))))))))))))))

    Lini një Përgjigje