Lajm i bujshëm nga Italia: Juventusi kërkon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, që shkëlqeu në kualifikueset e Europianit

20 Mars 2024, 09:33Sport TEMA
Lajm i bujshëm nga Italia: Juventusi kërkon mbrojtësin e

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj është në fokusin e Juventus. Është ky lajmi i bujshëm që publikon “Tuttosport”, një media shumë pranë klubit bardhezi.

Drejtori sportiv i Juves, Kristiano Xhuntoli kërkon të bëjë një lëvizje në repartin difensiv dhe në miqësoren që Shqipëria do të luajë më datë 22 mars në Tardini të Parmës kundër Kilit, do të vëzhgojë me kujdes paraqitjen e Mitaj.

Mbrojtësi u transferua tek Lokomotiva e Moskës, në Rusi, verën e vitit 2022 për shifrën e tre milionë eurove nga AEK-u i Athinës, ndërsa tashmë kartoni i tij vlerësohet diku te pesë deri në gjashtë milionë euro.

Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë padyshim që për Mitajn do të ishte shansi i karrierës pasi bëhet fjalë për një nga klubet më të rëndësishme të Italisë dhe Europës.

2 Komente

  1. P
    Pensionisti

    Ky eshte lajm i bukur per ne tifozet kuq e zi.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Nese Juventus do te arrinte qe te blinte sherbimet e Mario Mitaj-t do tregonte si ka drejtues sportiv te tipit Tare, qe blinte lire lojtare qe benin epoke tek Lazio dhe i shiste me cmime disa here me te medha se ai i blerjes. Mitaj eshte nga lojtaret me stabel te kombetares tone dhe ka nje qetesi dhe kontroll fantastik te topit dhe te situatave rreth tij.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje