Është vendosur nën urdhërat e trajnerit, por nuk ka asgjë të sigurt.
Myrto Uzuni është një “dyshim” i Kombëtares shqiptare për miqësoret ndaj Kilit e Suedisë, ndonëse nuk ka ngurruar të paraqitet në grumbullim, teksa sipas burimeve pranë ekipit, sulmuesi i Granada I ka sqaruar stafit mjekësor se ka një dëmtim, dhe se në La Liga e kanë detyruar të luante falë efektit të gjilpërave.
Sylvinho dhe mjekët kanë vendosur të tregohen të kujdesshëm, ndërsa nuk dihet sesa mund të aktivizohet Uzuni në dy ndeshjet e 22 e 25 marsit.
Ndërkaq, kombëtarja është plotësuar vetëm këtë të martë me ardhjen e Qazim Laçit dhe Naser Alijit, që kanë pasur ndeshje me skuadrat e tyre në Evropë, teksa të hënën, i fundit mbërriti Nedim Bajrami që erdhi në kohë për të marrë pjesë në seancë.
Ndër lojtarët e pranishëm në ekip, në mënyrë të veçuar u stërvit “fantazisti” i Dinamo Zagreb, Arbër Hoxha, i cili ka pasur ngarkesë për shkak të ndeshjeve radhazi në kampionat dhe në Conference League, teksa nuk mori pjesë në ndeshjen e kontrollit ndaj “Shpresave”, me sfidën që u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”.
Uzuni nuk futon dot asnje duel, s"ka force fizike, me mire Mo's luaje fare.
Uzun jevgu i Beratit, nuk duhet thirrur më në Kombëtare, se veç ka dështuar dhe nuk ka dhënë asgjë për të. Ndoshta paguan Dukën e krimit që ende grumbullohet.
Mos e shaj se Uzuni eshte lojtar i mire. Duhet te jete me i fuqishem por ate natyre ka. Me rendesi eshte qe ai te dije te vjedhi topat dhe te shenoj sepse nganjehere edhe lojtaret " e lehte" triumfojne. Shpresojme te jete ne kondicion te mire fizik.
Qr O Plak un se di Ky Uzuni esht Kot fare . Asgje s'ka dhen per kombetaren. vetem hec kot neper fush. Ke Granada esht super Lojtar tek Kombetarja si ata lojtaret amator qe sa kan nis futbollin .