Kili ndryshon sërish listën para miqësores me Shqipërinë: Ikin 4 lojtarë, vijnë 4 të rinj

19 Mars 2024, 11:14Sport TEMA
Kili ndryshon sërish listën para miqësores me

Diego Valdes, Erik Pulgar, Karlos Palacios dhe Havier Altamirano ishin grumbulluar nga trajneri i Kilit, Rikardo Gareka për miqësoret kundër Shqipërisë dhe Francës, por detyrohen që të mungojnë në këto takime për shkak të problemeve fizike.

 


Në vend të tyre janë grumbulluar Ben Brereton Diaz, Esteban Pavez, ⁠Aleksander Aravena dhe Lukas Asadi.

 


Kujtojmë që ndeshja Shqipëri-Kili do të luhet në stadiumin ‘Ennio Tardini’, Parma më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.

Lini një Përgjigje