Shpëtim Duro: Shansi i fundit për Manajn, Kombëtarja nuk bën pa këta 5 lojtarë

19 Mars 2024, 10:03Sport TEMA
Shpëtim Duro: Shansi i fundit për Manajn, Kombëtarja nuk bën

Shpëtim Duro, trajneri i njohur shqiptar, fitues i titujve kampionë me Skënderbeun dhe Strugën, preku tema të ndryshme në emisionin “Elite Show”.

Partizani, nga ’93 që e kishin italianët, deri në ’98 kishte buxhet më të mirë se skuadrat e tjera.

Ndeshja e radhës e 500-ta si trajner? Shumë ndeshje, një karrierë gati 30-vjeçare, me skuadra dhe ekipet kombëtare. Jam krenar që kam qenë gjithmonë trajner. Në momentin që do të shkëputem, nuk do të rikthehem më trajner.

Suksesi më i madh? Ka shumë momente të bukura. Por, momenti kur shpallëm Skënderbeun kampion për herë të parë. Aty nisi historia e Skënderbeut. Zeqo dhe Takaj do të largoheshin nëse nuk do të fitonim titullin…

Pengu më i madh? Çdo trajner ka pishmane. Më vjen më shumë keq. Pishman jam edhe për Skënderbeun, e gëzuan të tjerët. Pishman jam për Shkëndijën në 2015, në aventurën e dytë.

Vitin e parë e mora në fundin e renditjes dhe e dërguam ekipin në Kupat e Europës. Në aventurën e dytë isha një pikë larg Vardarit, që kishte ekip shumë fortë, dhe në finalen e Kupës.

Presidentët? Nuk dua të bëj diferencime. Me të gjithë kam pasur marrëdhënie të mira. Ka pasur edhe konflikte në punë, por i respektoj të gjithë presidentët në Shqipëri për kontributin që kanë dhënë.

Gjici? Po ta pyesësh sot, ai më vlerëson më tepër se të gjithë. Kur ika unë ishte fundi i Gjicit. Shpresoj të jetë midis nesh. 

Besa? Fituam Kupën dhe ishim nënkampionë të Shqipërisë. Ka marrë tre trofe Besa, dy i ka marrë Shpëtim Duro. Dy herë është shpallur nënkampion, njëherë me mua. Jam trajneri më i suksesshëm në historinë e Kavajës. Nuk jam respektuar, nuk jam ftuar në asnjë ftesë të Kavajës.

A e kam objektiv të drejtoj një ditë Tiranën? Patjetër! Jam rritur mes tifozëve të Tiranës. Vëllai i madh ka qenë tifoz me Tiranën, unë me Partizanin. Vëllanë e Refik Halilit e kam pasur shok fëmijërie.

Partizani? Tani nuk shkoj më kurrë trajner i Partizanit! Kam dhënë shumë, por nuk jam respektuar. Nuk kam dëshirë ta drejtoj Partizanin. Jam ndarë mirë me presidentin Demi. Ai më tha e ke derën e hapur, por nuk kam fare dëshirë të jem trajneri i tyre.

Tirana? Nuk gjykohet për 4-5 ndeshje. Zhvilluam një miqësore në verë, ata kishin bërë një merkato të jashtëzakonshme. Tirana ishte pretendentja kryesorë, por ka qenë zhgënjim këtë sezon, deri në këto momente.

Ka potencial futbollistësh, në të gjithë repartet. Një humbje e madhe për Tiranën ka qenë largimi i Florent Hasanit. Por, formula e kampionatit ka bërë që skuadrat të kenë oshilacione.

Qefalia? Më pëlqen shumë, luan mirë vertikalisht. Tirana ka bërë gabim që e ka lëshuar.

SuperSporti me MCN-në, si Tirana me skuadrat që garojnë për të qëndruar në Kategori. Ka histori SuperSporti.

Devolli? Këto ndeshje me Kukësin i ka dhënë pak nga karakteri i tij skuadrës. Kualifikimi në Kupë me Partizanin dhe dy fitoret e fundit në kampionat, i kanë dhënë shumë moral skuadrës. Kukësi ka organikë, ka cilësi, por ana morale e rezultateve ndikon.

Egnatia? Punova 3-4 muaj. Ishte situatë e vështirë, ekipi ishte në vendet e fundit. E lashë në vendin e tretë. Presidenti është korrekt dhe serioz. Dhe ka shumë dëshirë të investojë, ka investime të mëdha.

Arsyet kryesore të kësaj rënieje? Mungon Dwamena… Egnatia ishte diçka tjetër me atë. Unë e solla tek Egnatia. Ishte një futbollist i jashtëzakonshëm.

Egnatia është sërish ekip i mirë, por jo si me Dwamenan, me të cilin ishin të frikshëm. Lojtar me të cilin mund të kaloheshin 2-3 ture në Europë. Është lojtari më i mirë që ka ardhur në Shqipëri në këto 30 vite.

E kam parim punë, nuk ka shans të ndërhyjë njeri përveç stafit teknik.

Struga? Histori e pabesueshme! Skuadër private, e krijuar nga një familje biznesmenësh. E morën në Kategorinë e Dytë, për 5 vite e shpallën kampion. Një skuadër pa tifozë, që për pak shkoi në grupet e Conference League.

Struga qëndron në vendin e parë dhe është pretendente për të fituar sërish titullin. Kur funksionojnë hallkat dhe secili bën punën e tij, sukseset arrihen. Dua ta theksoj: nuk mbaj mend që drejtuesit të kenë ardhur për të kërkuar ndonjë gjë.

Ata vijnë, shohin ndeshjet, kaq. Dy janë që drejtojnë, janë miqtë e familjes. Dy persona bëjnë gjithë punën e klubit. Çdo gjë ka shkuar jashtëzakonisht mirë. Jemi një skuadër me buxhet 7-8 herë më pak se Shkëndija dhe Shkupi.

Ne mund të kemi 400 mijë euro buxhet. Drejtuesit janë super seriozë dhe super korrektë me detyrimet që kanë. Të gjithë ne bëjmë punën tonë.

Problem është infrastruktura, por të gjithë skuadrat kanë investuar në infrastrukturë. Po bëjmë histori me Strugën me gjysmën e lojtarëve të larguar nga Shkëndija. Me pa të drejtë!

Kam punuar dy herë të Shkëndija, skuadër më me presion. Ka shumë tifozllik. Rregullat i njohin më mirë se në Shqipëri. Në Maqedoni i respektojnë rregullat më shumë se këtu. Ka më shumë lojtarë, problem është infrastruktura.

Ana mediatike? Strugën e ka ngritur SuperSporti dhe shqiptarët…

Baric? Qëndrova dy vjet me të. Personazh me eksperiencë 40-vjeçare si trajner. Edhe Dukën po ta pyesësh, e vlerëson jashtë mase. Baric ishte mjeshtër i dy gjërave: i përzgjedhjes së elementit dhe përgatitjes së ndeshjes. Në mënyrë absolute. Baric ishte personazh, dinte të ndërronte dhe të parashikonte situatat.

Kombëtarja? Sylvinho duhet të respektojë të gjithë lojtarët që dhanë kontribut për kualifikimin. Dhe ai do i respektojë. Më vjen keq që Daku dhe Muja nuk janë, por mund të jenë në Europian.

Edhe nëse nuk do të vinte Manaj, të gjithë do të thonim pse nuk vjen. Është Broja, që pavarësisht se nuk po luan është sulmuesi i së ardhmes. Situatë e vështirë. Gjithë kostot e përzgjedhjes do i mbajë Sylvinho. E thotë Deschamps: pjesa më e vështirë është kur formuloj listën e Francës.

Arbër Hoxha? Super futbollist! Pashë edhe Mihajn, nuk është e lehtë të zgjidhesh në formacionin më të mirë të javës në Portugali.

Manaj? Kam pasur rezerva për të. E humbi ritmin me Rejën, tani po bën mjaft mirë. E meriton Kombëtaren, është pjekur.

Cikalleshi? E ka marrë vendin me ‘dhunë’ në 3-4 vitet e fundit. Nuk largohet, ka punuar shumë mirë për skuadrën. Trajneri ka shumë dhimbje koke. Kemi edhe një xhevahir si Muçi.

Jam i bindur që këto dy ndeshje do të luajë Manaj në formacion. Nëse nuk e justifikon, atëherë ‘digjet’ për Europianin. Pastaj, a lihet Daku pa u marrë në Europian?!

Sylvinho ka merita për rezultatin. Boshti i Kombëtares janë Mitaj, Bajrami, Ramadani, Asllani dhe Asani. Këto janë meritat e trajnerit”, u shpreh 64-vjeçari.

1 Komente

  1. A
    Anti

    A doni me per Behlulin?Trajneri me i madh shqiptar! Ka fituar nje titull me Skenderbeun dite e fundit kur ja futen Flamurtarit ka shetitur gati tek te gjitha skuadrat dhe sukseset i ka as sa gishtat e nje dore.Paska marre Duamenen dmth e cove per lesh pune madhe na plasi per nje cope bythzi mjafton te luaj si behet vone se cfare ndodhi e quan merite ne perendim do kishe nje kalvar gjyqesh por jetojme ne kete vend te dhjerre sa jeta e nje njeriu eshte sa e nje qeni.Nuk dua te ndalem tek opininet e tij sepse ka aq informacion sa dhe nje femije te flet me kopetence per kombetaren por me menyren e njeriut qe i di te gjitha dhe e kishim ketu e bredhim neper bote per trajner te kombetares.Kjo eshte esenca e gjithe analizes qe zoteria i ben ecurise se ekipit perfaqesues.Tek Partizani sic duket nuk ja varin me dhe te kujton fabulen e njohur te dhelpres me rrushte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje