VIDEO/ Tym e flakë në stërvitjen e Kombëtares, tension nga grupimi ”Illyrian Elite” që futen me forcë, sulmojnë FSHF-në: Ku janë biletat tona?

19 Mars 2024, 20:07Sport TEMA
VIDEO/ Tym e flakë në stërvitjen e Kombëtares, tension nga

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në stërvitjen e pasdites të Kombëtares shqiptare.

Grupimi i tifozëve “Illyrian Elite” ka shkaktuar një situatë të veçantë teksa ka hyrë me forcë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Ata kanë shpalosur një parullë që i kushtohej FSHF-së.

“Padrejtësi dhe neglizhencë, ku janë biletat tona”, shkruhej në këtë mesazh të shpalosur nga ky grupim në tribunat e një prej stadiumeve të kompleksit.

Më pas, ata kanë ndezur flakadanë dhe kanë nisur koret e tyre të pashqetësuar, teksa në fushën tjetër vazhdonte stërvitja e Kombëtares nën urdhrat e trajnerit SIlvinjo.

https://streamin.one/v/5931e488

3 Komente

  1. a
    ana

    kafshe!

    Përgjigjjuni
    1. r
      ronny

      hajde palla hajde, dhe te mendosh, fshati digjet dhe kurva krihet thonin te mocmit per keter rast.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk behemi

        Elite karash nuk kuptohet ky reagim a thua se pa keta nuk behet ndeshje.Perfundimisht ky sistem tregoj se cfare kombi leshi jemi vetem druri kaptines na sjell ne terezi po ai qe ta maste koken me pe nuk rron keshtu shijne hajvanet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje