Java e dytë e kampionatit “Kategoria Superiore” u mbyll mbrëmjen e së dielës me sfidën Dinamo City – Vllaznia, që përfundoi me fitoren 3-1 të dinamovitëve. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin më të spikatur të javës, në skemën 4-2-3-1.
Në portë spikati këtë javë gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Dyshen e qendrës së mbrojtjes e përbëjnë titullarët e Dinamo City-t, Naser Aliji dhe Ledio Beqja, ndërsa në krahë janë vendosur David Atanaskoski i Partizanit dhe Henri Zuna i Vorës.
Para mbrojtjes rreshtohen Bakary Goudiaby (Dinamo City) dhe Xhoele Macolli (Teuta), ndërsa në mbështetje të sulmit janë lojtarët Bernard Karrica (Vora), Martins De Souza Wallisson (Bylis) dhe Ibrahima Sory Diallo (Elbasan).
Sakaq, në majën e sulmit spikati sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti.
Trajneri i javës është shpallur Arjan Bellaj, pas fitores 3-1 që skuadra e tij, Vora, arriti ndaj Tiranës.
Jam me "Partizanin". Kam lindur bashke me te. Mbushim se afermi 80 vjeç. Me beri shume pershtypje ndeshja "Partizani" - "Teuta". Teuta luajti me mire dhe po te kishte fituar nuk do te vidhte asgje. Partizani ishte bloze. Nuk gjuajti asnjehere ne porte. Me vjen keq qe eshte katandisur ne ate gjendje. Nuk e kam pare as kur ra ne kategori te dyte aq keq. Vetem futboll nuk ishte ai qe aplikoi skuadra e kuqe. Futbolli nuk luhet ne qiell, por ne toke. Ata edhe kur ia japin shokut pasin 5 metra larg njeri tjetrit nuk e japin topin tokazi, por te ngritur nga toka. Kjo e veshtireson zhvillimin e lojes. Vini re ne Perendim, luajne shtruar, tokazi, pasa te sakta. Kur ke topin ne kembe do shfaqen 2-3 pika pasimi, por nuk e japin topin thjesht tek shoku i zbuluar, por bejne me te veshtiren, e japin tek lojtari i mbuluar nga kundershtari dhe e japin ne qiell dhe jo ne toke. Me dhimbset shume ajo skuader qe jam rritur me te. Kam patur shoke klase qe kane luajtur me kete ekip ish legjende. Foto Andoni, Neptun Bajko, Mitat Shehu... Atje ne ate ekip duhet nje plugim i thelle...
Ju lutem kush mund t' ia beje te ditur drejtuesve te ekipit komentin tim per lojen e "Partizanit". Edhe ndaj Vores ishte e njejta gjendje dhe ata kishin me shume raste.