Armand Duka ka theksuar vlerësimin për trajnerin Sylvinho për gjithë punën që ka bërë në Kombëtare. Dhe paragjykimeve për lojtarë të preferuar të brazilianit, ai evidentoi se kjo gjë nuk ekziston dhe nuk e beson.
Ndërkaq, u ndal edhe te një vizitë e Besnik Hasit në Tiranë, për të cilin tregoi se nuk e ka takuar, por ndoshta në një të ardhme nuk ia mbylli derën bashkëpunimit. Dhe në fund, pyetja ishte për Skemën e “Final Four”, ku tregoi se analizat me specialistët kanë shfaqur një nivel të lartë të kampionatit shqiptar. Në fjalën e tij para gazetarëve, Duka tha:
“Shiko këto janë gjëra që nuk ndodhin për herë të parë te ne. Janë diskutime që bëhen rëndom. Ne duhet të shohim vendimet, jo paragjykimet. Unë kam vlerësim pozitiv për trajnerin. E përjashtoj plotësisht akuzën për klientelizëm. Selektimet e tij kanë qenë subjektive. Unë nuk mendoj se të gjithë që jemi këtu nuk do të ndryshojnë më shumë se 5 përqind e gjithë futbollistëve.
Hasi në Tiranë? Të jem i sinqertë, nuk e di. Kam takuar disa ish futbollistë këto ditë, por Besnikun jo. Por pa mbyllur me Sylvinhon nuk mund të vazhdojmë më tej. Edhe pse ka refuzuar edhe një herë, sigurisht që po. Kjo nuk është martesë, është profesionalizëm.
Skema? Në çdo kampionat, në përfundim të çdo kampionati duke parë të gjithë statistikat, pra është bërë një analizë. Realisht është një kampionat i fortë. Por nuk do të thotë që është një kampionat shumë të lartë. Është i fortë, është i paparashikueshëm. Karakteristikat e këtij kampionati janë se vendi i fudnit me të parin, nuk janë shumë të mëdha. Shpesh thonë që duhet t’i shtojmë skuadrat me qytete që kanë traditë futbollin. Por, në klube që nuk investohet, sërish do të mbesë jashtë nëse nuk do të bëhet qoftë me 12 apo 16 skuadra. Ky kampionat është i fortë dhe e shton interesin e skuadrave për pikë. Financat aktuale që janë në dispozicion për futbollini nuk të japin premisa për të qenë më shumë skuadra. Në këto kushte, me këto financa, pa një Ligj Sponsorizimi do të vazhdojmë me 10 skuadra në Superiore dhe në 12 në Kategorinë e Parë”, tha ai.
Top .. opération i sukseseshme por pacienti vdiqe.......
Kampionati shqiptar,superliga duhet të zgjerohet me 16 a më tepër skuadra për disa arsye.Futbolli është një lojë që admirohet nga miliarda njerëz në botë. Në Shqipëri mundësitë për t'u argëtuar pas viteve 90-t janë kufizuar Në qytetet tona mungon jeta koncertale,teatrot më kinematë,estrada,koncertet muzikore dhe në përgjithësi sporti.Se dyti:Duke mbajtur 10 skuadra në elitë u hiqet mundësia bizneseve të investojnë në futboll Duhet punuar për ligjin për sponsorizimet në futboll.Ngrtija e Akademive të futbollit dhe kufizimi i futbollistëve të huaj duhet shikuar .Nga shteti dhe biznesi duhet punuar për të rindërtuar mbi normat e UEFA-s terrenet sportive dhe fushat me tapete.Ka nevojë riorganizimi i kategorive inferiore dhe i skuadrave suport të superiores të psh një kampionat Teuta A dhe Teuta B,VllazniA dhe Vllaznia B.
Z Duka, kampionati duhet te kete skuadra te forta, te mesme dhe te dobeta. Kur skuadra e pare luan si e barabarte me te fundit, ne kete rast kemi vetvrasje te futbollit, sepse do te thote qe skuadrat qe po bien nga kategoria, nuk po dalin se jane dobet, por po i nxjerre formula me pak skuadra. Ja, po e bejme kampionatin edhe me te forte, me vetem 4 skuadra, te katra te barabarta. A eshte kampionat ky? Ka kuptim gara? Arsyeja e vertete qe nuk na e thua eshte se, skuadrat e Superiores fitojne me shume te ardhura nga e drejta televizive dhe te ardhura te tjera kur numri i skuadrave eshte i vogel. Mos harro se kemi mundur Barcelonen, Dinamon e Bukureshtit 2 here, kur numri skuadrave ishte 14. Nuk eshte numri skadrave qe demton futbollin, por rezultatet e paracaktuara,lotot, trukimet.