"Ky djalë është i pabesueshëm", Lamine Yamal mrekullon yllin e futbollit botëror

1 Maj 2025, 11:00Sport TEMA
"Ky djalë është i pabesueshëm", Lamine Yamal

Lamine Yamal mbrëmjen e djeshme mori lëvdata nga një prej futbollistëve më të mirë të botës. Ylli i Manchester City, Erling Haaland, nëpërmjet një postimi në Instagram e quajti talentin e Barcelonës "të pabesueshëm".

Teksa po shikonte nga ekrani ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions-it, mes Barcelonës dhe Interit, që përfundoi në barazim 3-3, sulmuesi norvegjez postoi një story me foton e Yamal dhe me shkrimin: "Ky djalë është i pabesueshëm".

Lamine Yamal dhuroi një përformancë fantastike, duke shënuar edhe golin e parë të Barcelonës, pas një slalomi spektakolar. 

Lini një Përgjigje