Paris Saint-Germain ka bërë një hap të madh drejt finales së Champions League.
Skuadra parisiene ka arritur të mposhtë në transfertë mbrëmjem e sotme Arsenalin me rezultatin 1-0.
Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Dembele që në fillimin e takimit.
Gjithashtu dhe “topçinjtë” arritën të shënonin me Mikel Merinon, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Arsenali provoi edhe shumë herë të tjera, por ishte për t’u vlerësuar dhe paraqitja e portierit Donnarumma.
PSG arrin të marrë një fitore që e çon me një “këmbë” drejt finales. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën që vjen më 7 maj në Paris.
Francezet luajten me mire dhe ishin gjithmone pren golit .Nuk u kuptua loja e anglezve ndryshe nga c'e kemi pare . Skuader si e drojtur me pak raste per te shenuar.Ndeshja e kthimit dote na befasoje .