Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur pas shortit për Final Four.
Presidenti i FSHF-së deklaroi:
“Në fakt në finale dalin stafet dhe futbollistët, presidentët kontribuojnë goxha. Kjo skemë është e disktutuar, për atë që kritikohet akoma më e bukur. Asnjë nuk e di kush mund të dalë.
Ne duhet ta shijojmë Final Four, duhet të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vazhdojmë për sezonin tjetër çdo gjë gati.
Gjyqtar i huaj? Kjo diskutohet, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Gjykimi në Shqipëri është në nivel dhe përgjigjet. Në Final Four do gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Ai që do gjykojë të parën, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Ne kemi zgjedhur një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, për të pasur sa më pak aludime për fituesin”, u shpreh presidenti Duka.
Bravo !! Nuk di pse vazhdoni me teatrin. Cdo gje eshte e vendosur se prandaj u shty skema dhe per sivjet qe kampionatin ta mare Vllaznia (vjet Egnatia me Tejlor) sivjet vllaznia me polakun qe eshte arbitri me I perfolur ne bote dhe e rregullon ai finalen..Vitin qe vjen kthehet skema se teatrit i erdhi fundi.Me vjen keq vetem per tifozet e Partizonit qe vazhdojne akoma besojne me ekipin me te dobet ne histori.