Superliga shqiptare e futbollit mbylli sezonin e rregullt dhe pas 36 javëve ende nuk e kemi një kampion. Kjo pasi për sezonin e dytë radhazi FSHF ka vendosur që skuadra kampione të vendoset me formulën "Final 4".
Katër skuadrat e renditura të parat në fazën e rregullt (Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani) do ndeshen në një mini-turne që do zgjasë nga 4-12 maji. Egnatia dhe Vllaznia, si dy ekipet e renditura në vendin 1 dhe 2 janë në vazon e parë dhe kanë avantazhin që edhe me një barazim në 90 minuta të kalojnë më tej (rivalët e mundshëm Dinamo dhe Partizani pas një shorti), kjo sepse në 36 javë u renditën më sipër se rivalët.
Gjithçka lidhet me finalen e Kupës, pasi edhe aty janë dy skuadra të 'Final 4' përkatësisht Egnatia dhe Dinamo. Skuadra fituese e Kupës do merrte një vend për në Evropë, por tanimë duke qenë se finalistët janë edhe pjesë e "Final 4", të katërta këto skuadra do jenë pjesë e ndeshjeve evropiane, duke bërë që ndeshja e vendit 3 dhe 4 të "Final 4" të luhet sa për procedurë, pasi nuk vendos asgjë.
I njëjti skenar ndodhi edhe sezonin e kaluar, kur para 'Final 4' dihej që Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana do të ishin pjesë e Europës. Ndeshja që u luajt për vendin e tretë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë nuk pati vlerë.
Paralajmërimi për ndryshimin e skemës
Pak kohë më parë kreu i FSHF-së, Armand Duka u shpreh në një intervistë televizive se skema e Superligës edhe "mund të ndryshojë nga sezoni i ri". Këtë gjë e përforcon edhe fakti se gazetarët pranë FSHF-së po lobojnë me shkrime që skema e cila më shumë se efikase ka rezultuar lodhëse, të sillet në vëmendje për ndryshim.
Finalja me lazer skuadrat e para eshte nje eksperiment i deshiruar qe vrau garën,zhberi arritjet e skuadrave dhe lejoi trukimin e ndeshjeve.Egnatia i mposhti terr skuadrat,madje dhe ne transferet eshte kampion,por me jeten format,me nje humbje ne finale ajo humb titullin ndonëse eshte ne krye me diference.Ka deshiruar dhe kampionati me 10 skuadra ku ne fund luhet loja fare hapur se cila skuadër del nga superliga. Ky eksperiment duhet zhberi dhe gara te jeten e hapur.Superliga,minimalisht duhet te ketë 14-16 skuadra dhe te rritet numri i skuadrave ne kategorinë s dytë dhe te ndahet me dy grupe me 24 ekipe
Kjo formula e vret futbollin, nuk jep rezultat. Nga fundi kampionatit gjithmone do kete tolerime, si me 10 skuadra apo me 18. Kampionati me 16 skuadra eshte zgjidhja me e mire, ku 3 te fundit bien direkt dhe e 4 nga fundi luan me te 4 nga kategoria pare.