“U tallën të gjithë me futbollin e pastër”, Laçi “plas bombën” pas rënies: Dinamo luajti teatër, e dini çfarë fshihet pas kuintave?!

28 Prill 2025, 14:08Sport TEMA
“U tallën të gjithë me futbollin e pastër”,

Laçi nuk ia doli këtë sezon të qëndrojë në Superiore, me kurbinasit që pas 36 javësh u renditën në vendin e fundit në klasifikim me 37 pikë. Barazimi ndaj Vllaznisë ishte fatal për to, pasi tashmë pas 20 vitesh bien nga elita.

Por një reagim i fortë është bërë nga klubi menjëherë pasi skuadra mësoi edhe fatin e saj. Klubi fillimisht u kërkon falje të gjithë tifozëve për atë që ndodhi, ndërsa i falenderon edhe për mbështetjen e pamasë që kanë bërë ndaj tyre.

Por gjithashtu ka hedhur dyshime të forta për favorizime, ndërsa shkruajnë se të gjithë janë tallur me futbollin e pastër dhe asnjë nuk ka guximin të tregojë se çfarë ndodh pas kuintave. Teksa akuzojnë Dinamon për teatër dhe lënie ndeshjesh me llogari si në Kupë dhe kampionat ndaj skuadrave si Skenderbeu dhe Tirana.

Së pari, i kërkojmë ndjesë gjithë tifozerisë dhe qytetarëve të Laçit, si dhe gjithë dashamirësve të klubit tonë për këtë dështim. Ky ishte fati jonë. Faleminderit të gjithë atyre që ishin pranë ekipit edhe në ditët më të vështira! Ne jemi të sigurt që nëse do zhvillohej një lojë e pastër do ishim pjesë e Superligës Shqiptare.

Do donim të kalonim dhe të preknim pak temën e këtij sezoni futbollistik:

ESTRADA “SUPERIORE”

Pas 36 javëve kampionat tashmë janë dhënë verdiktet, por sa qëndrojnë vërtetë ato dhe çfarë fshihet pas kuintave?

Dinamo luan teatër të hapur me Korçën në Kupë dhe në Kampionat. Haptazi hap portën Korça për Kupë dhe Dinamo në Kampionat me pretekstet njëra me lojtarë të demtuar ndeshjen e parë dhe tjetra në të dytën, dhe të gjithë të nesërmen të shëruar e pas 3 ditësh të gatshëm për ndeshje. Gjithë Shqipëria është dëshmitare, përveçse atyre që nuk iu intereson ta dinë. Letra që vijnë në FSHF nga Sportradar dhe UEFA dhe që nuk publikohen. Në media pranohet hapur luhatja e koeficientëve menjëherë pas ndeshjes së Kupës. Prapë asnjë reagim… Ku është Prokuroria? Ku është transparenca me këto dokumenta? Pse askush nuk merret në pyetje apo pse askush nuk prenoncohet për diçka të tillë?

Nuk mjafton me kaq… Teatri vijon sot përballë Tiranës. Thashetheme lart e poshtë gjatë javës ku shprehet hapur që Tirana është ekip me traditë dhe do t’i lëmë ndeshjen. Dhe ja që ndodhi ...

Dinamos i dëmtohen 6 lojtarët kryesorë në një kohë që Dinamos i duhej vendi i dytë për formulën e Final Four!

Pra një mesazh qenka i qartë:

Teatër i pastër nga fillimi deri në fund të këtij kampionati dhe tallje me mundin e djersën e atyre që luajnë pastër”, shkruhet në postimin e klubit kurbinas.

5 Komente

  1. s
    student

    Ekipi Dinamos duhet penalizohet per keto veprime te demshme qe kane demtuar garen e fubollit ne superioren e kampionatit shqiptare.F.Sh.F. besojme se do te vendose se shpejti per keto probleme te renda qe jane kryer nga ky ekpi.Gjithe sportdashesit e denojne kete pisllik.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Të krahasosh qëndrimet tona në futboll me ato angleze!! I referohem ligave angleze se ato ndjek. Si nata me ditën nderi dhe përgjegjësia. As njihet mëshira, ajo trajtohet si rreziku më i madh për ngritjen e nivelit në futboll. A mos i bëri mirë Dinamo skuadrës së Tiranës që i la ndeshjen? Jo. T'a rrihte do I kishte bërë 100 herë më mirë; do binte nga kategoria, do shqetësohej gjithë klubi dhe do ndryshonte situata për mirë. Me këtë që ndodhi tek Tirana u sigurua edhe një vit gjumë, mospasje e asnjë perspektive për ndryshim, të gjithë do kujdesen se cili do jetë ai ekip që herën tjetër t'i ndihmojë të shullëhen në diell e të mos bëjnë asgjë për ngritjet e cilësisë. Ne vërtetë jemi të dënuar nga zoti për mëndjen që kemi!! Me të tilla veprime kurrë nuk kemi për të parë dritën e përparimit. As e vë ujin në zjarr Federata që askush nuk shkon në stadium për të ndjekur ndeshjet. E ka kthyer kampionatin në një situatë rutinë, në një aktivitet thjesht për të marë rrogat pa bërë asgjë. Turp dhe faqja e zezë për këtë gjëndje ku e kanë çuar situatën. Një federatë që ekzistencën e ka mbështetur jo mbi punën e saj, por mbi punën që bëjnë federatat dhe klubet e lojtarëve të kombëtares. Gjithë kujdesi tregohet vetëm për kombëtaren, si e vetmja mundësi dhe justifikim që i mbanë gjallë këta parazitë, të cilët rrojnë me punën e të tjerëve. Se kush është kjo federatë dhe çfarë bënë e tregon gjëndja e kampionateve tona të çdo kategorie, ku spektatorë të ndeshjeve janë vetëm zyrtarët e klubeve dhe asnjë qytetar.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sportdashesi

        Futbolli ne Shqiperi ka vite qe eshte kthyer ne nje “Teater absurd” dhe nje shoqate biznesi midis Dukes dhe disa presidenteve te klubeve. Mungon teresisht gara e vertete mes klubeve. Luhet bixhoz me rezultatet dhe me arbitrat . Mungon nje ligj i plote europian per sponsoret. Klubet jane mbushur me te huaj dhe nuk ka nje mbeshtetje dhe strategji per akademite tona. Mbajtja e Superliges me 10 skuadra ka mbarua Ne kategorine e pare luhet ne kushte tejet skandaloze ne disa rrethe ku fushat jane ibret Pronaret e disa klubeve kane para te dyshimta dhe bejne biznes per pastrim parashe. Superliga duhet te kete 16 skuadra konkuruese Kategoria e pare te ndahet ne dy grupe me nga 10 skuadra,edhe kategoria e dyte te kete dy grupe me nga 10 shuadra.Shkollat sportive dhe akademite te buxhetohen nga shteti nje pjese,por dhe te kene sponsort e tyre . Duka dhe drejtuesit e Federates duhen larguar urgjentisht dhe te pastrohet nga te korruptuarit

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prostituta Kombetare sali

          Para Laçi e Para Kukesi!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nancy

            Dinamo duhet denuar

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje