Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së Parë me rezultatin minimal 1-0.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” u vendos nga një supergol i Festim Alidemës në minutën e 14-të.
Pas avantazhit, Pogradeci administroi rezultatin dhe në fund mori një fitore shumë të rëndësishme.
Tashmë fokusi është te ndeshja e “play-out”-it për kampionatin “Abissnet Superiore”, Tirana – Pogradeci, që do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.
Ne elbasanllijte u gezuam me fitoren e Tiranes dhe qendrimin e saj ne Superiore. Kategoria Superiore duhet te jete me skuadra te tradites ne futboll. Na vjen keq qe disa pjestare te tifogrupit “ tirona fanatiks” futen armiqesi me tifozet e Elbasanit. Them disa pjestare pasi ata nuk jane tironsa por jane nga kukesi, laci, puka e tropoja ( si Stresi p. sh ) qe e quajne vehten fanatiksa. Superiorja ka nevoje edhe per Skenderbeun, Flamurtarin, Besen, Apollonine e Lushnjen.