Do të bëhej “biskota” te Skënderbeu-Bylis? Dabulla: Të jeni 100% të bindur që do dilte barazim, Tirana kishte fat të madh që shpëtoi  

28 Prill 2025, 16:00Sport TEMA
Do të bëhej “biskota” te Skënderbeu-Bylis? Dabulla:

Tirana “shpëtoi” duke arritur të kap Play Out-in dhe të shpëtojë nga më e keqja, që ishte më prezente, rrëzimi në Kategorinë e Parë. Tani bardheblutë kanë në dorë fatin e tyre dhe janë më shumë se favorit pasi do të përballen me fituesin e Besa-Pogradeci. I ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “Euro News Albania”, Dabulla u shpreh se Tirana kishte një fat të madh që shpëtoi nga rënia në Kategorinë e Parë. Sipas tij, fati i madh që Tirana kishte një bilanc më të mirë se Skënderbeu dhe Bylis, sepse në të kundërt, do të binte. Kjo pasi nëse do të ishte e kundërta, me një bilanc më të keq, me një barazim te Skënderbeu-Bylis, biskota e famshme, Tirana do të merrte vetëm vendin e 9 edhe me fitoren kundër Dinamos. Pra Skënderbeu dhe Bylis shpëtonin, Tirana binte.

“Nuk duhet të fshihemi pas gishtit, Dinamo ishte e pamotivuar, vendin e dytë nuk e kapte dot më, vendin e tretë nuk ia hiqten njeri. Ndeshje e fundit e kampionatit, energji të shpenzuara dhe në Kupë, ishin të gjithë komponentët që flisnin në favor të Tiranës. Tirana kishte një fat të madh që me Skënderbeun dhe Bylisin, në ndeshjen direkte me to ishte më lart. Se po mos të ishte, të jesh i bindur me 100% që do dilte barazim Skënderbeu-Bylis dhe do dilte Tirana nga kategoria. Tirana është mësuar të jetë gjithmonë e para, mes më të mirave dhe tani në 36 javë kampionat të ketë 7 fitore, nuk ke çfarë të flasësh më. Ne në kohën tonë kur fitonim Kupën dhe dilnim në vendin e 2 në kampionat, kishim “zi”, nuk festonte njeri se nuk dolëm kampion”, tha Dabulla. 
 

2 Komente

  1. Q
    Qamili11

    o Dabulle.Dinamo ja la ndeshjen edhe ti e ke shume te kristalizuar kete gje. Qe eshte kampionat koti ky i yni kete se luan topi. Deshmitari me i vertete jane shkallet bosh. Ndaj mos mbushni studiot kot ne darke e flisni rroma per troma. Pasqyre eshte edhe nr i lojtareve te kampionatit te aktivizuar ne kombetare. ZERO. Amon se na hapet barkun.

    Përgjigjjuni
    1. t
      taku

      O Daulle.apo Dulle ose DabDulle normal qe do dilte barazim Skenderbeu me Bylis nuk kishin pse rrezikonin por shif « fitoren me merite » te Tiranes ndaj Dinamos .......jeni bere te gjithe mendjellinj .........cope trapi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje