Ancelotti e mbyll me Realin, gati për aventurën e re. Kush pritet si pasues

28 Prill 2025, 15:21Sport TEMA
Ancelotti e mbyll me Realin, gati për aventurën e re. Kush pritet si

Aventurës së Carlo Ancelottit te Real Madrid duket se i ka ardhur fundi. Humbja në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, ka vulosur largimin e teknikut italian.


Sipas asaj që raportohet nga Spanja, në orët e ardhshme, pritet të ketë një takim mes bordit drejtues të madrilenëve, ku do të vendoset edhe për largimin e Ancelottit.


Ky i fundit me shumë gjasë do largohet vetëm në përfundim të kampionatit, duke mos qenë në stol për Botërorin e klubeve.

Megjithatë, Ancelotti nuk pritet të qëndrojë pushim për shumë gjatë. 65-vjeçari ka pranuar të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, aventurë të cilën do e marrë në muajin Qershor.


Te Reali ka nisur puna për zëvendësuesin e italianit, i cili i ka komunikuar edhe skuadrës se do të largohet.  

Për momentin favorit për stolin e madrilenëve është Xabi Alonso, i cili është në drejtimin e Leverkusen në Gjermani. Megjithatë “Marca” shkruan se në listë është edhe Jurgen Klopp, i cili pëlqehet shumë nga presidenti Florentino Perez.

1 Komente

  1. Q
    Qamili11

    Kloop eshte tranjer adap per Realin. Alonso tranjer i lehte per kete ekip te madh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje