Prilli i jashtëzakonshëm për Kumbullën, lojtari i Kombëtares përfshihet në formacionin e muajit për La Ligën

30 Prill 2025, 15:23Sport TEMA
Prilli i jashtëzakonshëm për Kumbullën, lojtari i

Marash Kumbulla është “ringjallur” te Espanjoli. 25-vjeçari, i huazuar nga Roma, ka bërë mirë gjatë gjithë sezonit dhe sidomos këtë muaj.

“WhoScored” e ka përzgjedhur në formacionin e muajit prill për La Ligën. Bashkë me disa lojtarë të Espanjolit në mbrojtje janë treguar spektakolarë, teksa klubi ka fituar pikë të rëndësishme për mbijetesën.

Pjesë e formacionit janë edhe lojtarë si Jamal dhe Rafinja. Të dy këto pjesë e Barcelonës që po marshon drejt titullit kampion.

Kumbulla shënoi edhe një gol fitoreje gjatë këtij muaji. Forma e mirë pas disa dëmtimeve, ka bërë që Kumbulla të marrë po ashtu minuta te Kombëtarja.

Lini një Përgjigje