Kylian Mbappe do të transferohet në verën e këtij viti në “Santiago bernabeu”, me sulmuesin francez që do t’i japë lamtumirën PSG-së për të vazhduar karrierën te Real Madrid. Por siç duket nuk do të jetë i vetmi që do të transferohet në Spanjë.
Sipas “RMC Sport” bëhet me dije se “Los Blancos” do të transferojnë edhe vëllain e Mbappes, Ethan.
Madje burimi në fjalë ka zbuluar edhe planin e këtij operacioni.të dy vëllezërit do të kalojnë në “Santiago Bernabeu” is lojtarë të lirë, pasi edhe Ethan i përfundon kontrara me PSG-në në fund të sezonit.
Sipas “RMC Sport” bëhet me dije se Kylian Mbappe dhe drejtusit e Realit kanë arritur mes tyre edhe për transferimin e Ethan.
Ky i fundit ka luajtur edhe për PSG-në, por më shumë është anagazhuar me ekipin e të rinjve, ku ia ka dalë të shënojë 5 gola dhe të dhurojë 4 asiste në 16 ndeshje.
Në të tillë situatë zë vend shprehja “Me një gurë kanë vrarë dy zogj”, pasi me arritjen e marrëveshjes me Kylianin kanë mundur të sigurojnë edhe shërbimet e Ethanit.
Libre cet été, Ethan Mbappé pourrait suivre son frère au Real Madrid après une demande de Kylian et de sa famille. Selon la presse espagnole, les dirigeants auraient donné leur accord.
— RMC Sport (@RMCsport) February 27, 2024
Lini një Përgjigje