TemA
Në një kohë kur interesimi i tifozëve për kampionatin shqiptar ka pësuar një rënie drastike gjatë këtij sezoni, Federata Shqiptare e Futbollit duket se vijon të jetojë në një realitet paralel.
Për ndeshjet gjysmëfinale të turneut “Final 4”, FSHF ka vendosur çmime të kripura biletash që variojnë nga 25 mijë deri në 40 mijë lekë të vjetra – shifra që janë krejtësisht të palogjikshme për realitetin shqiptar dhe standardin e futbollit të ofruar.
Në vend që të afrojë tifozët dhe të rikthejë pasionin në shkallët e stadiumeve, FSHF zgjedh rrugën e përfitimit maksimal, duke e kthyer futbollin në një biznes të ftohtë, larg nga emocionet dhe njerëzit.
Reagimet e para nga rrjetet sociale janë të ashpra, ku shumë tifozë kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesë e finales, pikërisht për shkak të këtyre çmimeve të ekzagjeruara.
Ironikisht, ndonëse stadiumet kanë qenë shpesh bosh këtë sezon, FSHF nuk ka reflektuar asnjëherë mbi arsyet, duke preferuar të mbyllë sytë përballë realitetit të hidhur: futbolli shqiptar po boshatiset, dhe jo vetëm për faj të rezultateve.
shkoni more qiuni megjithe final four