Disa herë u duk se po ia dilte. Liga e Kampionëve e këtij sezoni pati disa momente të mira për Kristian Asllanin, veçse kohët e fundit, ai sikur është lënë fare prapa liste.
Mesfushori I kombëtares shqiptare e kaloi në stol duelin e Championsit në Katalonjë, e treta herë radhazi që I ndodh, ndonëse në sfidën e parë kundër Bajernit në Gjermani ishte I pezulluar.
Kombinuar kjo me dy ndeshje radhazi që nuk aktivizohet në Serinë A, dhe me vetëm 6 minuta në kampionat në tri sfidat e fundit, kuptohet që situata nuk është ndër më të mirat.
Që nga java e parë e prillit, 23-vjeçari është harruar nga trajneri Simone Inzagi, me vetëm dy raste si titullar.
Kjo ndodhi në fillim të prillit në Serinë A në fushën e Parmës, në barazimin fatkeq 2-2, dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë të humbur 0-3 ndaj Milanit, ku gjithashtu për shqiptarin pati shumë kritika.
Vlen të theksohet se këtë sezon, Asllani pati më shumë hapësirë në Champions, dhe në çdo konkurrim në përgjithësi. Ai arriti në 334’ në Europë, më lart sesa 202 minutat e vjetshme, dhe 125 minuta në edicionin 2022-2023.
Mesfushori kuqezi u dallua në dy prej sfidave, në Pragë ndaj Spartës vendase kur zikaltërit fituan 1-0, dhe në Roterdam kundër Fejënordit, ku thuajse shënoi me goditje dënimi. Për herë të fundit në Champions, luajti në Inter-Fejënord në 11 mars të këtij viti.
Me dashamiresi e kam ndjekur me vemendje ne cdo ndeshje qe eshte aktivizuar. Nuk ka patur asnje rritje ne loje, asnje impakt. Me keqardhje te madhe me duhet te them se Asllani i mori shancet e tij. Nuk i shfrytezoi..... Ngeli lojtar medioker, qe nuk ben ndryshim ne se eshte ne fushe apo jo. Vjen rrotull si "zombi, pa shpirt gare, pa agresivitet, pa vizion...Kjo eshte bota sot. Po nuk e kape rastin, zor se te vjen me...
Edhe me kombetaren niveli i tij eshte pothuajse medioker.
Jam plotesisht ne nje mendje me te dy juve me siper. Asllanit ju dha nje shans qe pak lojtare e kane patur qe te behet pjese e Interit. Asnjehere nuk arriti ne ate nivel qe duhet te kete nje lojtar i ekipeve elite. Duket se ja futi me gjume kur erdhi ne Milano. Ajo qe me ben pershtypje sa here e shikoj ne fushe eshte se asnjehere nuk del i lire qe te kerkoje topin sic ben Calhanouglu. Rri gjithmone i mbuluar nga kundershtaret sikur ka frike qe te marre topin, kur ajo eshte detyra e tij si organizator loje. Edhe ku e merr topin, e dergon tek shoku me i afert ose mbrapa. Asnje gjuajtje apo nje pasim i sakte. E njejta gje ne kombetare, kur kontributi i tij varet nga niveli i kundershtareve. Keshtu ne Angli nuk kapi asnje top dhe vinte verdalle neper fushe si pordha neper breke. E njejta gje me Ramadanin qe edhe tek Lecce po ngroh stolin. Kjo po ndodh me te gjithe lojtaret tone te kombetares, pervec mbrojtesve qe luajne stabel me ekipet e tyre, pa llogaritur Hysaj dhe Balliun, i cili ka arritur moshen e pensionit tek Royal Valecano. Per te vetmin qe me vjen keq eshte Broja qe ka qene totalisht i pafat dhe duket se nuk do e marre veten edhe per disa kohe. Do Zoti e na ndihmon ne ndeshjen me Serbine se per te tjerat e dime se te shkosh ne boteror eshte tatepjete teper e madhe per kombetaren tone te ndertuar me djem shqiptare patriote, por te rritur ne vende te huaja, pasi dihet qe per sa kohe te kemi ne krye te FSHF-se Duken me shoke, asnjehere nuk do kemi futboll kombetar te niveleve te kenaqshme.
Per mendimin tim Asllani eshte lojtar frikacak dhe nuk ka inisiative.Kjo vjen nga qe nuk do te gaboje. Edhe pozicioni i tij shume i terhequr nuk me pelqen. Duket sikur eshte qendermbrojtes ne vend qe te shtyje ekipin perpara,te sherbeje per te dhe pse jo mos godase nga larg???
Asllani duhet te nderroje ekip, e shikoje me mire ne spanje, kurse ne itali ai nuk loz i lire, por i ndrydhur.
Ne Spanje nje lojtar si Asllani do perfundonte jo ne stol, por ne tribune. Kur nuk ha dot buke ne Itali, harroje Spanjen.
Asllani eshte lojtar shume i talentuar dhe nga me te mirer e ekipit kombetar. Por me Interin konkurenca eshte mjaft e forte. Ne stol jane edhe yje si Fratesi, Arnautovic, Zielinski. Mire eshte te nderroje ekip qe te marre minuta