Miqësorja “në errësirë”: Shqipëria humbet ndaj Katarit

9 Nëntor 2022, 20:25Sport TEMA

Miqësorja “në errësirë”: Shqipëria humbet

Shqipëria është mposhtur minimalisht, në miqësoren me Katarin, sfidë kjo e cila u zhvillua në Marbella të Spanjës.

Katari, që merr edhe pjesë në Botëror, ku janë organizatorë, iu fal një goli të shënuar nga Ali në minutën e 37-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Shqipërinë, me kuqezinjtë që iu afruan në tre raste golit, me Herald Markun dy herë dhe një herë me Turkajn.

Pavarësisht rasteve, kuqezinjtë nuk ia dolën të barazojnë shifrat dhe largohen me humbje nga kjo sfidë. Kujtojmë se në këtë ndeshje, shumica e lojtarëve ishin nga Superiorja, ashtu si në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite.  

5 Komente

  1. S
    Sporting

    Ekip leshi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sporting

      Ekip leshi

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        ua cfare surprize....

        Përgjigjjuni
        1. t
          tifozi

          ua,ua ua sa turp ,Si ore u munden cubat tane kuqezi.E tmerrshme

          Përgjigjjuni
          1. l
            leone

            Nuk e kuptoj se cfare presim ne nga kjo kombetare dhe nga gjyshi Reja,i mbajtur me paterica nga mafiozi Duka i FSHF-se.I degjeneruari Duka,pasi ja ka dale te siguroje dhe heshtjen e Edi Rames,per aresyet qe i di ai,ben ligjin prej kaq vitesh dhe e ka katandisur FSHF-ne ne nje bahce te tij,qe percakton gjithcka si njer mafioz qe eshte!Turp e faqe e zeze!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje