“Ndeshje e vështirë, por luajtëm mirë”, Sylviho pas fitores me Gjibraltarin: Për të rinjtë nuk është e thjeshtë

5 Shtator 2025, 10:15Sport TEMA
“Ndeshje e vështirë, por luajtëm mirë”, Sylviho

Shqipëria ditën e djeshme mposhti minimalisht Gjibraltarin. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 përballë tyre, ku Jasir Asani shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Sylvinho ka folur pas kësaj ndeshje, teksa ka shpjeguar edhe eksperimentet që bëri. Braziliani thekson se ishte ndeshje e vështirë, por i lumtur që skuadra luajti mirë dhe fitoi.

“Një ndeshje e vështirë. E kam thënë që është gjithmonë e vështirë të përgatitësh një miqësore para një ndeshje të rëndësishme zyrtare siç është Letonia. Është shumë e vështirë. Por ata kanë bërë shumë mirë, 3-4 lojtarë të rinj, që luajnë për herë të parë nga fillimi me ne. Kanë bërë shumë mirë, nuk është e thjeshtë për ta. Mua më kujtohet që në përfaqësuesen e Brazilit, kur debutova, nuk më ka zënë gjumi natën. Jam i lumtur për ta. Edhe për të tjerët. Kemi bërë një paraqitje të mirë, në një ndeshje të vështirë, nuk ishte e thjeshtë.

Kemi bërë diçka të rëndësishme, kemi parë ndonjë lëvizje, por kaq, është gjithçka ende e hapur. Kemi 3-4 ditë stërvitje të mira për të përgatitur shumë mirë një ndeshje shumë të rëndësishme për ne si ajo me Letoninë në shtëpi. Do punojmë në ditët në vijim dhe është çdo gjë e hapur.

Kemi bërë 3-4 ditë në këtë grumbullim, kemi parë se është një ambient shumë i mirë mes nesh. Do kthehemi në Tiranë nesër dhe të presim publikun tonë, që të mund të na japë një shtysë të mirë se është një ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet të japim gjithçka në fushë, ajo që duam ne është një atmosferë e mirë mes të gjithë nesh, edhe futbollistëve”, ka theksuar timonieri i kuqezinjve.

8 Komente

  1. S
    Silvinjo deshtaku dhe biletat e pashitura

    Shqipëria për Kombetaren e futbollit për meshkuj ka nevojë për një tranjere të gjinis femerore.Vetëm atëher futbollistët jan të koncentruar në teknik loje që duhet zhvilluar.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Thuhet " te perqendruar " or shoqi jo " te koncentruar ", sepse ne shqip nuk do te thote asgje fjala "koncentrim".

      Përgjigjjuni
      1. h
        hahaha

        Pse e vlla. eshte fjala "koncert".

        Përgjigjjuni
    2. v
      veri

      Ndeshjet maten me gola.....ti thua OPERACIONI ME SUKSES I SËMURI VDIQ... Urime për suksesin....!!!!

      Përgjigjjuni
      1. l
        lori

        Ky thotë OPERACJONI ME SUKSES I SËMURI VDIQ....ndeshja matet me gola ,luaj si të duash keq fare po deshe po fitove kjo është loja......boll me këto budallallëqe luajtëm mirë,me këto luajte me një shtet që ka një popullsi aq vende sa ka stadjumi i jonë se atje 200 spektatorë ishin.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pall adium tranier

          Heshtja eshte me e mire ... turpe

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            " Kemi luajtur mire..". Une asgje te mire nuk pash ne kete ndeshje. Silleshin si p... neper brek!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli

              Silvinjo eshte kot me kot si trainer futbolli…..si lojtar ka luajtur deri diku,por asnjehere si brazilian….pastaj duhet te harrojme Giani Debiasin….ai ishte trainer per kombetaren tone…..pastaj ku gjetem Silvinjon???apo me pak leke e gjeti famozi jone Duka….sa te jete ne fuqi Duka asnjehere nuk do te kemi traner te kombetares….???!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje