“Open Balkan”, boksieri shqiptar Leo Xhangoli mund rivalin serbin dhe i tregon flamurin kuqezi

12 Mars 2024, 19:53Sport TEMA
“Open Balkan”, boksieri shqiptar Leo Xhangoli mund rivalin serbin

Boksieri i talentuar Leo Xhangoli triumfoi në turneun “Open Ballkan”, zhvilluar këtë fundjavë në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Në këtë kompeticion ku morën pjesë boksierët më të mirë të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, spikati edhe Leo Xhangoli, i cili ishte ndeshja kryesore e eventit.

17-vjeçari durrsak që përfaqëson klubin Teuta dhe garon në peshën 80 kg, mundi me pikë boksierin serb Vukajlović Vuk-Kruševac pas një ndeshje tepër emocionuese.

Leo Xhangoli ishte superior përballë kundërshtarit serb, ndërsa e hodhi ‘knock-down’ në raundin e tretë.
Në përfundim të tre raundeve, Xhangoli fitoi me pikë 30-27.

Kjo ishte fitorja e tretë në tre ndeshje në total për boksierin që ka spikatur tek të rinjtë e Teutës, falë punës së trajnerit të tij Enton Kikrri.

Lini një Përgjigje