"Përmbyllet me sukses faza e parë", Rama jep njoftimin për 3 stadiumet e reja

18 Mars 2023, 09:11Sport TEMA

"Përmbyllet me sukses faza e parë", Rama jep njoftimin

Kryeministri Edi Rama thotë se është përmbyllur me sukses faza e parë e garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se nga 86 aplikimet e 41 studiove, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e përmbylljes me sukses të fazës së parë të garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

6 Komente

  1. A
    Arzt

    Ore ndonje konkurs per spitalin e Korçes se eshte cope-cope? Apo ç'e deshe! Fundja populli do cirk

    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Mirmengjes hajduti i Lindes !

      1. P
        Petrit

        A ben kush ndonje studim fizibiliteti ? apo o burra para pa kriter. Nuk ma merr mendja qe shpenzimet te ja vlejne per 10 vete qe shkojne ne stadiume. Futbolli duhet te justifikoje veten, sepse jane shume sporte te tjera me te sukseshme ne rang kombatar qe nuk kan vemendje. Domosdoshmerisht duhet investuar me shume ne sportet individuale (futbolli yne ka qene perhere mjaft i dobet, kjo e tregon edhe me stadiumet e boshatisura).

        1. L
          Liria

          Leri reklamat o Edi Rama, po likujdo me anen e Social Security varferine e tmerrshme ku jetojne shume familje ne Shqiperi.

          1. V
            Vlora.Vlora

            Kaq me ngut i ke stadiumet o kurve e rilindjes ,me cfare do i mbushesh more hajdut me pakistanez apo do i sjellesh nga bangladeshi

            1. R
              Rroft Lubonja

              Na hapi barkun ky amatori zhgarravinave. Me sukses raundi i pare i vjedhjes. Je bere antipatik

              Lini një Përgjigje