Sulmoi dhe gjakosi mesfushorin e Fiorentinës, arrestohet tifozi turk

17 Mars 2023, 21:00Sport TEMA

Sulmoi dhe gjakosi mesfushorin e Fiorentinës, arrestohet tifozi turk

Një episod i pakëndshëm u regjistrua në minutat e fundit të ndeshjes së Conference League mes Sivasspor dhe Fiorentina të luajtur në Turqi. 

Mesfushori i skuadrës italiane, Alessandro Bianco u godit me grusht nga një prej tifozëve turq që ia doli të futej në fushë. Lojtari i ekipit “vjollcë” pësoi një frakturë në hundë ndërsa pati edhe hemoragji.

Së fundmi, mediat turke bëjnë të ditur se agresori është arrestuar dhe ndaj tij do të nisë një procedim penal. Nga ana tjetër, edhe Bianco do të marrë masa dhe do të vijojë betejën ligjore me tifozin.

Sakaq, për momentin UEFA ende nuk ka marrë masa në dëm të Sivasspor teksa pritet që një dënim të pësojë edhe klubi turk. Sa o takon sfidës, Fiorentina fitoi në Turqi me shifrat 4-1 duke kaluar në çerekfinale aty ku e pret përballja me polakët e Lech Poznan.

Lini një Përgjigje