Portieri i Dinamos bën hapin e madh në karrierë, transferohet në Bundesligën gjermane

2 Nëntor 2022, 18:26Sport TEMA

Portieri i Dinamos bën hapin e madh në karrierë, transferohet

Portieri i Dinamos, Simon Simoni do transferohet në Bundesligën gjermane gjatë merkatos së janarit. Supersport bën me dije se 18 vjeçari do jetë pjesë e një prej pesë skuadrave kryesore në Gjermani, me emrin e klubit që nuk është publikuar ende.

Lezhjani kësisoj bën hapin e madh në karrierë, duke kaluar në një nga ligat më të forta në Europë. I dalë nga moshat e Shënkollit, Simoni është duke mësuar gjuhën gjermane, me janarin që do jetë muaj vendimtar për të.

Për Simonin këto dy javë do jenë të fundit në Kategorinë e Parë me Blutë, pasi kampionati shqiptar ndërpritet për t’i lënë vendin Botërorit të Katarit.

Pas një sezoni e gjysmë me Dinamon, talenti i Shqipërisë U-21 në janar do konkretizojë edhe lëvizjen e bujshme për në Bundesligë, aty ku do mësohen edhe detajet e kontratës.

Lini një Përgjigje