Raporte me shumicë për ndeshje të dyshuara, ja pse Duka po mendon “ndryshimin” e formulës

10 Prill 2025, 14:30Sport TEMA
Raporte me shumicë për ndeshje të dyshuara, ja pse Duka po mendon

“Duka i hap rrugën ndryshimit të formulës ‘Final 4”, ishte lajmi që qarkulloi dy ditë më parë. Për shkak të një gjendje të mjerueshme të gazetarisë sportive, ku mbizotëron mendimi i cekët dhe mungesa e analizës, pothuajse askush nuk pyeti: C’punë ka Duka me formulën e kampionatit, kur si rregull atë e bëjnë klubet?

Mos vallë ishte ai që ua imponoi skuadrave dhe opinionit public një skemë të dështuar që nuk prodhoi asgjë të mirë, përveccse rralloi akoma më shumë tifozët nëpër shkallët e stadiumeve?

Nëse po, a mban përgjegjësi për këtë gabim trashanik që nuk zgjati dy javë, as dy muaj, por dy vite?

Por më shumë se sa presidenti I FSHF ka “vënë dorën në zemër” për kampionatin, situate duket më komplekse se kaq.

Situata ka dalë jashtë kontrollit, jo vetëm me shikueshmërinë, marketingun, apo interesin e publikut, por edhe me sinjalizimet që vijnë për ndeshje të dyshuara sit ë trukuara nga institucione të monitorimit të basteve.

Burime pranë FSHF thonë se ky ëhstë një nga vitet më problematikë sa i përket numrit të ndeshjeve të sinjalizuara që janë për “karton të kuq”.

Duka është në dijeni të kësaj, ndaj edhe kërkon ti rikthehet skemës së mëparshme, që me gjithë mangësitë e shumta, evitonte alencat masive dhe kaq shumë “qoka” mes klubeve.

Burimet pranë FSHF bëjnë me dije se raporte kanë ardhur jo vetëm për kategorinë e parë, sicc ndodh rëndom, por edhe për shumë ndeshje të superiores.

Ndeshja Skënderbeu-Dinamo ishte ajo që u përfol më shumë në media, por në fakt ka pasur edhe shumë të tjera.

Thuhet se ky është një nga vitet më problematikë që e rikthen futbollin shqiptar disa vite pas sa I përket besuehsmërisë.

Ironia e fatit është që tani Shqipëria ka zv.presidentin e UEFA-s, por asgjë nuk ka ndryshuar nga “spektakli” me telekomandë në fushë.

2 Komente

  1. C
    Cuku

    Eh syzet I keni vetem per Skenderbeu-Dinamo mor mendjellinj...... Tirana -Partizani ..Bylis -Vllaznia Partizani -Bylis ju duken te ndershme? ..............Sa per dijeni shif Egnatia me Teuten kur te fitoje Teuta me "merite " Ose Tirana --Dinamo verini syzet se fiton "me merite" Tirana

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sefer Daja

      Final 4 osht skemë e dështuar! Skemë pazaresh e tolerimesh! Kampionati mo ideal do ish: 12 skuadra. Me 2 faza.Në përfundim 6 të parat të konkurinin për kampion dhe pjesmarrje në Eupropë, dhe 6 të dytat për të qendruar në superiore , po me 2 faza! ( mund të shihet dhe përgjysmimi i pikëve në përfundim të 2 fazave të para)

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje