Ronaldo, lojtari që është ofenduar më shumë në rrjet në Angli

3 Gusht 2022, 21:26Sport TEMA

Ronaldo, lojtari që është ofenduar më shumë në

Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire kanë qenë dy shënjestrat kryesore të fyerjeve në Twitter sipas një studimi të bërë nga “Ofcom” (autoriteti rregullues i telekomunikimit në Mbretërinë e Bashkuar) dhe që është transmetuar në BBC.

Dy lojtarët e Manchester United nuk janë të vetmit nga skuadra e tyre që kanë qenë në shënjestrën e tifozëve, sepse gjysma e ofendimeve të bëra gjatë sezonit të fundit u janë drejtuar vetëm 12 lojtarëve, 8 prej të cilëve aktivizohen me United.

“Cicërimat” ofenduese kanë kulmuar në ditën që Cristiano Ronaldo u kthye te Manchester United. Portugezi është përmendur atë ditë në 90% të të gjithë “tweet” drejtuar lojtarëve të Premier League dhe në 97% të “cicërimave” ofenduese.

Lini një Përgjigje