Silvinjo e përmendi për Kombëtaren shqiptare, lojtari nga Argjentina vendos të ndryshojë fanellën

15 Janar 2026, 14:46Sport TEMA
Silvinjo e përmendi për Kombëtaren shqiptare, lojtari nga

Tomas Guidara është një nga emrat e përmendur nga trajneri Silvinjo për Kombëtaren, ndërsa edhe Kristian Panuçi e shikonte më parë si mundësi. 29-vjeçari nga Argjentina ka ndryshuar së fundmi skuadër duke firmosur për Lanus.

Pas eksperiencës me Hurakan, sërish mbetet në elitën argjentinase. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit 2028.

Me origjinë arbëreshe, por që ka luajtur vetëm në Argjentinë, Guidara asnjëherë nuk është ftuar nga Shqipëria. Dhe pse emri i tij është përmendur disa herë, sërish karriera e tij është fokusuar vetëm në vendlindje.

2 Komente

  1. H
    Hamleti i Pollogut pyet- pse e ka ujku qafën e tra

    IDE e SHKËLQYER! Mirë se na vjen ARBNORI YNË!

    Përgjigjjuni
    1. t
      tom

      hahahahaha tallni trapin me vetvehten

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje