Igli Tare mendon se Shqipërisë i mungoi personaliteti në ndeshjen ndaj Italisë dhe ky ishte shkaku që kuqezinjtë nuk u paraqitën mirë ndaj të kalterve, përtej humbjes me kampionët në fuqi. Ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare e bënë të qartë këtë mendim në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”, duke ia faturuar disi fajin edhe Silvinjos, pro edhe lojtarëve të cilët sipas tij duhet të tregojnë uri në fushën e lojës.
Zoti Tare, Shqipëria shkaktoi sensacion në Kampionatin Europian më shpejt se çdo ekip tjetër: Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Europian në ndeshjen hapëse kundër Italisë – pas 23 sekondash. Por më pas Italia u rikthye dhe fitoi 2-1. A ju ktheu kjo me këmbë në tokë?
Skuadra jonë nuk luajti mirë pas golit në pjesën e parë, por në të dytën gjërat shkuan pak më mirë. E dini, kjo skuadër shqiptare ka cilësi të madh. Jo rastësisht përfunduan fazën kualifikuese si fitues të grupit. Ata thjesht nuk kanë përvojë në këtë lloj turneu dhe ky ishte problemi kundër Italisë. Filluan të prisnin dhe të mbroheshin thellë. Por ky është një ekip që nuk mund ta bëjë këtë. Dhe po, kjo më zhgënjeu.
A ishte ky një gabim në drejtim i trajnerit Silvinjo?
Ai bëri një punë vërtet të mirë në kualifikime – pa pasur pak kohë për të punuar vërtet me këtë ekip. Edhe pse i mungon ende përvoja në një turne si ky, prisja pak më shumë prej tij.
Që do të thotë?
Më shumë personalitet. Duhet të fitojmë shumë përvojë në këtë turne, por duhet të luajmë edhe me personalitet. Skuadra jonë nuk ka asgjë për të humbur! Ata u vunë në short kundër tre skuadrave që janë jo vetëm favoritë për të fituar grupin, por edhe pretendentët për titull: Italia, Kroacia, Spanja – për mua ato janë në të njëjtin nivel me Gjermaninë. Virtz dhe Musiala janë thjesht të mrekullueshëm – dhe Fyllkrug! Mund të thuash se ata me të vërtetë kënaqen duke luajtur futboll.
A nuk është sukses i mjaftueshëm që Shqipëria të jetë atje? Kjo është vetëm pjesëmarrja e tyre e dytë në një turne të madh pas Kampionatit Europian 2016…
Ne kemi pritur shumë për këtë moment, kjo është e vërtetë. Jemi në rrugën e duhur dhe sigurisht që duam të fitojmë përvojë në këtë Europian. Por nëse duam të mbijetojmë, duhet të përmirësohemi shumë kundër skuadrave si Italia.
Të mërkurën luani kundër një ekipi kroat që humbi ndeshjen hapëse kundër Spanjës 3-0. U befasuat nga disfata e thellë?
Sipas mendimit tim, Kroacia kishte vetëm një ditë të keqe. Spanja është një skuadër me shumë eksperiencë në turne, me lojtarë cilësorë, me të cilët do të futet në top 4. Pres një lojë fizike kundër Kroacisë. Skuadra jonë duhet të përmirësohet në mbrojtje. Mbi të gjitha, përpara, të gjithë duhet të sakrifikojnë veten për ekipin në punën mbrojtëse, deri në rraskapitje. Kur dikush është i lodhur, duhet t’i lërë vend dikujt të ri.
A prisni që talentet e Shqipërisë si Mario Mitaj, 20 vjeç, apo Ernest Muçi, 23 vjeç, të cilët janë shumë të vlerësuar dhe aktualisht luajnë për Lokomotiv Moskën dhe Beshiktashin e Stambollit, të bien në sy të klubeve të mëdha?
Unë bëj vetëm një kërkesë: Skuadra jonë duhet të tregojë uri – dhe gatishmërinë për të vdekur në fushë për fanellën.
Skuadra e trajnerëve të Shqipërisë vjen nga Amerika e Jugut: Silvinjo është brazilian, ndihmësi i tij Pablo Zabaleta është argjentinas. Silvinjo u transferua në Tiranë për të njohur kulturën e futbollit shqiptar…
Ky ishte vendimi i duhur dhe i zgjuar. Silvinjo ka jetuar në Europë për një kohë shumë të gjatë, por ai nuk e njihte futbollin shqiptar kur nënshkroi – ishte një vendim i menjëhershëm. Paraardhësit e tij Edoardo Reja dhe Xhani De Biazi kaluan shumë kohë në Tiranë, por nuk u vendosën atje. Edhe pse jeta në Shqipëri është më e mirë se në shumë vende të tjera, përfshirë qytetet gjermane. Është një vend ëndrrash: det, ushqim, mikpritje – kushdo që ka qenë një herë atje kthehet gjithmonë. Nuk ka nevojë që të bëhesh shtetas si Silvinjo, i cili tani ka pasaportë shqiptare.
Së fundmi folëm me Kampionin italian të Europës, Xhorxho Kielini, i cili kishte respekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Futbolli atje është rritur jashtëzakonisht shumë, tha ai. Nga vjen kjo?
Kemi gjenerata të reja me shumë talent. Tre-katër breza që shkuan jashtë dhe u rritën atje – në Gjermani, Zvicër, Itali, Greqi, në të gjithë Evropën! Ata nuk kanë zgjidhje tjetër. Kampionati i Shqipërisë është ende një nga më të këqijtë në Europë. Ka ende shumë punë për të bërë, edhe pse qeveria shqiptare po bën shumë dhe po përpiqet të ndërtojë stadiume të reja kudo dhe të përmirësojë infrastrukturën. Cilësia e futbollit ekziston atje. Dhe për më tepër Shqipëria është një vend i çmendur pas futbollit.
Këtë e pamë kundër Italisë në Dortmund. Westfalenstadion ishte plot me shqiptarë. Italianët mezi binin në sy…
E pabesueshme. E pabesueshme, e pabesueshme. E pabesueshme. Dhe kështu do të qëndrojë. Të mërkurën edhe stadiumi i Hamburgut për ndeshjen kundër Kroacisë do të mbushet me 40 mijë shqiptarë. Ata janë fanatikë, në një kuptim pozitiv. Pra, nuk do të jetë mungesë mbështetjeje.
Bravo te forte o Igli Tare,sidomos me shprehjen,qe lojtaret tane duhet te kene URI e TE VDESIN per FANELLEN!
Po po , si në kohën kur derdhej gjak për flamur . E pra , po nuk kan flamurin dhe kombin në zemër , mos ëndërrojnë të lozin me fanellën e kombëtares . Por të paktën , ta bëjnë për tifozët , që janë një vlerë e shtuar . Bast me sa të doni ju , ka tifozë që lozin më mirë se çdo pjesëtar i ekipit .
Teorik. Skuadra shqipate dhe trajneri Silvinjo ne kete dite ka nevoje per keshilla praktike, jo teori.
Eshte i paafte .Te kthehet nga erdhi . Nuk eshte Nji Ndeshje qe Ekipi ben te cfaqje Ordinere . Eshte e 10-t her . Gje e cil tregon se ti si Triner je nji Nul ( si person rrespekt )
Ik mor kar me zile.
Ja paska vënë syrin postit të trajnerit të kombëtares ky igli. Çna gjeti me këta gomerë që komentojnë pas ndeshjes. Edhe nipi im 7 vjrç divtë komentojë pas ndeshjes. Forca kombëtarja! Bëj më të mirën, qentë le të lehin!
Kam folur me Ramutin koke me koke. Do ta marrim ne te dy kombetaren. Ai i pare dhe une i dyte. Ka shume interes kjo gje. Sidomos tani qe futbolli eshte i dyti pas ndertimit per pastrim parash, pagesa ne te zeze, qarkullim leku nen siperfaqe dhe askujt si shkon mendja. Pastaj me rradhe do te vendosim patronazhiste ne te gjithe klubet.. big time. E kujt i shkonte mendja qe nje derdimen kokebosh si Vini i Netes te behej kryeminister nje dite !!! dhe jo vetem kaq por edhe delfin i Sorrosit .. Holy cow!!
Ore " seriozisht " , ha mut , ha , por leri edhe ca foltoristëve të tjerë . Pse ofendon familiarë që nuk hyjnë fare në keto punë , o të qiftë Kina ç'të përmban pragu , zagar i fëlliqur .
Seriozisht e kam, na hengerc mune, e i lepifsh te gjatin atij vinit, o seriozisht
I drejt komenti
Bravo Tare. Shume e sakte ajo qe thua. Ngelesh nje njeri me vlera dhe nje ekspert i vertet. Humbja pranohet dhe falet por te luash pa gjak e seder ne fushe nuk falet.
Asnjehere nuk kam per ta kuptuar se pse pasi shenuam gol te paret na u tromaksem me shume se kundershtari?
Po Igli po , por nuk kan te ter edukaten tende per dashurin ndaj kombit miku im , njerzit nuk mendojn njesoj per dashurin per vendin , jan shum po shum qe shikojm posht e perpjet neper tvet tona qe kur luan shqipria me italin jan per fitoren e italis keshtu qelluan dhe mesfusha jon fatkeqsisht dhe krahu djatht i mbrojties , u ben bashk kta me 11lojtar te ekipit italian kunder Xhimshitit Seferit dhe Mbrojes dhe manajt e hoxhes , kta ishin me pak si herojt e vigut ne fush dhe humben , kjo esht historia ndeshjes me italin.
IGLI TARE I BIRI I SHKJAUT DHE I BIRI I SHKINES SA MIRË DO TE ISHTE TA KISHTE NJI VAJZË DHE TA BËNTE EDHE FASHISTIN SERB DHËNDERR IGLIÇ TAREVIÇ ËSHTË KRIMINEL SERB QE I PERKRAHË FASHISTAT SERB QE KAN BËRË KRIME NË KOSOVË MARRI I QOFTË KËTI FAQEZIU
Po ti "UÇK",qe ke ik ferrave qe mos te kapte noj plumb. Ik or mbushu. Pale na tregon edhe patriotizmin ti. Debil..!
nuk mund te vdesin per fanellen ata qe jane rritur jashte per ata kombetarja eshte thjeshte nje opsion ne nivel ekipesh kombetare.Ivan balliu e shume te tjere sdine as shqip,gjuha traditat keto te lidhin me fanellen Kush e ndjen me shume fanellen dikush i rritur atje apo dikush qe rritet jashte?
"Te vdesim per fanellen". Ja qe me kete shprehje kupton sa te mbrapsht e ka kone shqiptari.
Po jo mor burr, ky thot qe un jam gjalle se nuk kam vdek ......
Fakti qe je gjalle esht qe nuk ke vdekur
Si kuptoj ca komentues qe me duken si te manget. Tjetri eshte shume i qarte ne ato qe thote me pak fjale duhet seder asnje trajner nuk luan ai cakton detyrat dhe lojtaret kane pjesen e tyre varet nga guximi ajo qe pretendon Tare pikerisht frika behet pengese ne te tilla raste dhe pervoja e paket qe me qene dhe me madhi trajner ne bote prape kur ske nivel fol sa te duash.Tare eshte mesuar me keto situata por ndryshon puna jone ne kapemi akoma pas episodeve a thua se po te mos ndodhnin ne di ishim kampiona Evrope!
Per shqiperin eshte sukses pjesmarrja eshte hera e dyte dhe ne kerkojme fitore me skudra kampjone bote dhe europe . Zot Tare te flasin tifozet pranohet por ti ? Te ka perkedhelur shume kryeministri ty dhe vellezrit e tu ,futbolli shqiptar ka pasur shume talente specialiste por nuk kane qene bythlepires si ty e shume te tjere qe rrine neper studjo TV dhe kujtoni se po thoni gjera te mencura . E ndrite zotrote dhe po jep mend te keput damaret e bythes kur flet edhe si gjerman