Teuta nuk di të fitojë, Kukësi reziston me 10 lojtarë

3 Dhjetor 2023, 16:11Sport TEMA
Teuta nuk di të fitojë, Kukësi reziston me 10 lojtarë

Sfida mes Kukësit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 15-të në Superiore, nuk prodhoi fitues dhe as gola.

Dy skuadrat barazuan 0-0, ku edhe rastet për shënim ishin të pakta. Kukësi luajti me 10 lojtarë nga minuta e 40-të, pasi Franci Lala u ndëshkua me të kuq.

Pavarësisht kësaj, Teuta nuk ia doli ta shfrytëzojë superioritetin numerik, ndonëse rastet për shënim i kishte.

Kjo është ndeshja e gjashtë radhazi që durrsakët nuk njohin fitore, ndërsa mbajnë vendin e fundit me 13 pikë, 3 pikë më pak se Kukësi i vendit të shtatë.

Lini një Përgjigje