Tirana humbi titullin, reagon vajza e Refik Halilit: Ka mbetur njerëzilleku anonim! Kurrë nuk mendova se…

30 Maj 2023, 17:23Sport TEMA

Tirana humbi titullin, reagon vajza e Refik Halilit: Ka mbetur njerëzilleku


Tirana ka humbur titullin kampion në dy javët e fundit të Kategorisë Superiore, duke parë se si trofeu kaloi në duart e Partizanit, edhe pse me pikë të barabarta me të kuqtë. Një moment padyshim zhgënjimi për bardhebluë që kishin kryesuar për shumë javë Superioren dhe kishin krijuar bindjen se do të ishin ata përsëri kampionët.

E zhgënjyer ka mbetur edhe Goldi Halili, vajza e presidentit Refik Halili, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shfryrë dufin e saj duke folur për “mungesë njerzilleku”, “mbetje toksike” dhe “krizë ekzistencializmi”.

“Çfarë domethënie ka një jetë e lënë pezull, një jetë ku ndonëse ke qenë edhe je zyrtarisht e ndarë nga ndotja, mbetesh ende e pashkurorëzuar!

Kështu Tirona ime, TI mbete krenari, ndonëse e trazuar. Jeto në Shqipërinë tënde si e para edhe e vetmja me kurorë mbi krye, e ulur në fron, me pafundësi çastesh të trishta, por gjithmonë me kohë të mangët për të reflektuar mbi tragjeditë e imponuara, sepse ti s’ke kohë të rrëzohesh ama ke gjithë kohën e nevojshme të masësh hapat e tu prej kampioneje, duke e krahasuar kështu hapin me rekorde të cilat TI vetë ke vendosur. Sa bukur kur matësja e suksesit je sërish TI!

Ka mbetur njerëzilleku anonim! Anonim nga ata që krijojnë edhe prodhojnë veç turp! Fatalitet! Unë kurrë nuk mendova se do të pihet lavdia nga një copë metali i përpunuar. Sa për të gjithë faktorët që kontribuan në mizërinë e djersës, mundit, investimit, emocionit, përjetimit tënd Tiron, ata vetëm sa të krijuan hapësirën për të cilën kishte nevojë zemra jote, atë hapësire realisht të domosdoshme për të hedhur mbetjet toksike për t’i lënë vendin e merituar përkufizimit të fjalës drejtësi!

Me besimin e palëkundur në Zot, gjithçka ndodh për një arsye më të mirë, ti Tiron po vazhdon të kryesh misionin tënd i cili po shërben për të vendosur standartin më të drejtë të industrisë së futbollit në Shqipëri! Kauza jote e heshtur edhe këtë vit si çdo vit u përmbush!

Për shumë, është luftë e përveçme kriza e ekzistencializmit, ti e ke fituar atë!

KF Tirana nuk është vetëm udhëtimi në zemrën e një skuadre por një udhëtim në zemrën e një kulture, të një qyteti”, shkruan ajo.

Se çfarë ka dashur të thotë, vështirë ta marrësh vesh

4 Komente

  1. a
    albi

    Superliga 2017 - Ndeshja e 3te nga fundi: Tirana i le ndeshjen Skenderbeut qe te kete mundesi te dale kampion, duke ja marre Partizanit. Ndeshja e fundit: Tirana barazon me Vllaznine dhe bie nga kategoria per here te pare. Ky eshte standarti qe thote Goldi se ka vendosur Tirana. E plot e plot te tjera si keto... The dildo of consequences rarely comes lubed.... Le qe kush dreqin mund t'i vere vajzes emer qeni mor po ca robsh jane keta per zotin... Goldi..... jo po Xhilda....

    1. M
      Minjte e Tir(:)nes

      Goldi, shko futi nje gojore perdite tani deri ne fund te sezonit tjeter. U bere ti shurruthull silikoni te flasesh per mbetje dhe plehra? E ke kete fjalor nga familja apo nga rruga? Mos qaj se te prishet rimeli dhe sta var as çengeli. Shko pirdhu Goldi bakërja.

      1. T
        Tiku

        Duhej zbritur nga kategoria me rregullore si disa ekipe te tjera. U mbrojt nga federata

        1. N
          Niku

          Sa bukur flisni ju artistes. Asnje fjale s'te mora vesh. E lexova 3-4 here postimin po prape hic. Domethene jo se s'kuptova une, por fjalite s'kane lidhje logjike as brenda tyre as me njera-tjetren. Nejse te shkuara, heren tjeter do te te vijme me komposto.

          Lini një Përgjigje