Surrealiste ishte situata e përjetuar në hotelin e grumbullimit në Madrid, ku është sistemuar kombëtarja e Perusë mes lojtarëve të saj dhe Policisë Kombëtare. Kombëtarja e Amerikës së Jugut ndodhet në Madrid për të luajtur një ndeshje miqësore në stadiumin e Atlético Madridit. Qindra tifozë u mblodhën në derën e hotelit për të pritur lojtarët e tyre me një flamur, moment ky që nisi edhe sherrin.
Sipas disa dëshmitarëve, një pjesëtar i policisë e shtyu Yoshimar Yotún, futbollistin peruan, duke e ngatërruar për tifoz, gjë që bëri që futbollisti të përgjigjej me një shtytje tjetër. Kjo çoi në grindje të rënda mes futbollistëve dhe pjesëtarë të forcave policore.
Agjencia EFE raporton se portieri i ekipit peruan, Pedro Gallese, është larguar pa asnjë akuzë nga komisariati i Madridit, ku ka dhënë deklarata për shkak të një incidenti me policinë spanjolle, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme Peruane në llogarinë e saj në Twitter.
“Konsullata e Përgjithshme e Perusë në Madrid raporton se lojtari Pedro Gallese së fundi ka dalë nga komisariati ku ka dhënë deklarata, pa akuza”, – tha Ministria e Jashtme. Gallese do të shkojë në hotelin e kombëtares peruane, e cila pas pak orësh do të luajë miqësoren kundër Marokut. Shtypi peruan mohoi që Álex Valera, Yoshimar Yotún dhe José Carvallo të ishin arrestuar.
Ehehehehehhe, ka shtete dhe rrumpalle shtet shqiptar….…. U mbyll pa probleme per te ruajtur harmonine mes shteteve…. Kurre sdo kidhte ndodhur e njejta gje me shqipet e Baromit e Edromit….. lol