7.5 milionë të huaj në 2022, spanjollët dhe anglezët pushuan në Shqipëri

26 Janar 2023, 21:40Turizëm TEMA

7.5 milionë të huaj në 2022, spanjollët dhe anglezët

Në vitin 2022, në Shqipëri kanë ardhur 13 milionë vizitorë, nga të cilët 7.5 milionë shtetas të huaj. Të dhënat për vitin e plotë, dalin nga Instituti i Statistikave, ku përfshihet dhe dhjetori, kur vendin e vizituan 965 mijë njerëz.

Në raport me vitin 2021, vizitat janë shtuar me 33%, numër ky që flet për fluksin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Numri më i madh i vizitorëve, pjesa më e madhe e të cilëve turistë, kanë ardhur nga Kosova. Maqedonia e Veriut e Italia. Ndërkohë, nga Spanja dhe Anglia ka pasur rritje më të madhe të udhëtarëve në krahasim me vitin 2021. Shtimi i linjave ajrore, investimi në turizëm dhe aktivitetet sportive e muzikore të zhvilluara kanë ndikuar në zgjerimin e vizitave gjatë vitit të kaluar.

Një tjetër faktor ka qenë edhe zbehja e pandemisë COVID, ku për shkak të lëvizjes është rritur edhe fluksi i udhëtimeve jashtë vendit nga shqiptarët.

Të dhënat tregojnë se, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5.8 milionë me rritje rreth 40% krahasuar me një vit më parë.

1 Komente

  1. P
    Petrit

    35000 vizitore ne dite? nuk ma merr mendja. Veteme nese hyjne ilegalisht, Ja po e zeme 5000 ne rinas, 5000 ne durres (megjithse sot eshte teresisht larg),

    Lini një Përgjigje