"The New York Times" sugjeron Vjosën në vendet për t’u vizituar patjetër për 2023!

13 Janar 2023, 09:27Turizëm TEMA

"The New York Times" sugjeron Vjosën në vendet për

Gazeta më të madhe amerikane "The New York Times", sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar me patjetër për vitin 2023.

Kjo ka sjellë dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

"Mirëmëngjes, dhe me mbretëreshën e lumenjve të Europës në gazetën më të madhe amerikane The New York Times, që sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar me patjetër për vitin 2023, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik dhe me vendimin që do të marrim këtë pranverë e shpallim Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Europë, për ta bërë vitin 2023, vitin e Vjosës, ju uroj një ditë mbarë", shkruan Rama.

Lini një Përgjigje