Sulmi ndaj institucioneve qeveritare, eksperti i IT: I fuqishëm dhe i mirëorganizuar, fikja e sistemit veprimi i duhur

17 Korrik 2022, 20:56Turizëm TEMA

Sulmi ndaj institucioneve qeveritare, eksperti i IT: I fuqishëm dhe i

Një sulm të mirëorganizuar dhe të fuqishëm e konsideroi eksperti i IT-së Gent Progni, atë që shënjestroi sot institucionet qeveritare në Shqipëri.

Ai vuri në dukje se mbyllja ose fikja e sistemit ka qenë veprimi i duhur në mënyrë që të shmanget vjedhja e të dhënave. Eksperti paralajmëroi se nëse nuk bëhemi gati për këtë luftë të së ardhmes do kemi dëme kolosale, në ekonomi dhe jo vetëm.

Është një sulm i mirëorganizuar. Do ishte mirë të mos merreshim me politikë, është njësoj si të të sulmojnë në formë tokësore, dhe shteti të ndihet i rrezikuar. Po tentohen të enkriptohen të dhënat. Do ishte mirë të bashkohemi bashke, të ndihmojmë të zbulojmë.

Ky sulm nuk ka qenë një sulm për t’i rënë qeverisë, por popullit dhe shtetit shqiptar. Në vitin 2022 sulmet kibernetike janë si të të shpallin luftë.

Informacioni në vitin 2022 është gjëja më e rëndësishme për një shtet. Sulmi ransomware është një nga viruset më të rëndësishme që ka prekur shumë vende në botë, ose të bllokon të dhënat, ose t’i merr. Mbyllja ka qenë veprimi i duhur në këtë rast që të mos kemi vjedhje të dhënash. Edhe unë në faqet e mija bëra bllokimin e Ip-ve.

Mund të kenë qenë edhe Ip, shqiptare, kosovare dhe maqedonase. Është një nga sulmet më të fuqishme në botë. Nuk e parandalon dot as SHBA. Fikja e sistemit dëmton shumë qytetarët, por është një zgjidhje që t’i japë pak frymë institucionit dhe të kuptojë sa i thellë është sulmi.

Bllokimi i aksesimit është bërë për të parandaluar çdo vjedhje nga jashtë apo enkriptimin nga jashtë të të dhënave. Pavarësisht dëmeve e shoh pozitive këtë që ndodhi që qeveria t’i japi më shumë vëmendje dhe më shumë investime TIK-ut.

Në TIK kanë avancuar shumë shtete të tjera. Nëse s’bëhemi gati për këtë luftë të së ardhmes, do kemi dëme kolosale, në ekonomi dhe jetën e qytetarëve.

Sugjerimi im për qytetarët është të lexojnë më shumë. Kemi rastesh mashtrimesh pa fund. Nuk e kanë shumë të qartë, u duket akoma si lojë interneti.

Mund të jetë edhe një sulm test për të parë sa i përgatitur është shteti shqiptar në vazhdimësi. Nesër kur të jenë zgjedhjet lokale mund të bëhet një sulm edhe më i fuqishëm që të hedhë gjithë shtetin down”.

3 Komente

  1. A
    Accidentally_genius

    Amatoresk si shkrim.apsulutisht nuk eshte mi kaq mireorganizuar sic thone keta pseudo ekspertet..gjithe problemi qendron te politikat e konfigurimeve dhw te sigurise te aksh..shpenzime marramendese pa projekt, pa planifikim, cdo gje katastrofe,, ne aksh blihet dhe behen tenderta vetem per te vjedhur.sulmet ransomware nuk janw te reja, ka vite qe qarkullojne...qe nje ransomware te ekzekutohet dhe te hedhe down sistemet duhet qe te kete akses me te drejta administratori ne servera apo aplikacione, ne te kundert detectohet..dhe çaktivoOhet wtj...mora shkas nga ky shkrim qe e trajton si lufte berthamore...ky sulm kibernetik eshte thjeshte paaftwsi totale e aksh qe shpwnzon miliona ne pajisje, software, mirembajtje ne milonona euroshe...nese doni te dini kush punon ne aksh, kush drejron nw aksh, shikoni labinetin qeveritar, asgje me sh asgje me pak..patronazhiste..te aftet i perzune ne emogracion..smund te deejtoje akshin m.karcanaj me zero experience ne drejtim..zv drejt i pergj i aksh pa shkolle, etj etjsdua te flas me sh, se sja vlen

    1. M
      Mal Cori

      Unë e kuptoj që ti që shkruan je specialist IT........ . Po edhe ti e di mirë se një program, sistem apo faqe e përgatitur me nivel të lartë, është vështirë të sulmohet......... . Ju thoni se sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA....... . Po kanë ndodhur, edhe në Pentagon....... . Por jo të bjerë i gjithë sistemi....... . Ka rënë një faqe, një unit, por jo të gjitha të dhënat. Kurrë. Kjo që ka ndodhur këtu, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.......... . Pse? Sepse programet, faqet, sistemet janë të përgatitura në mënyrë amatoriale....... . Janë të dobëta...... . A ka kompani IT në Shqipëri që përgatisin programe e sisteme që është pothuaj e pamundur t'i çash. Ka plot....... . Por këta nuk kontraktohen, nuk ju jepen tendera....... . Para një muaji kam bërë një debat me stafin e e-albania, pasi kisha një problem timin me një institucion....... . Mirëpo faqja apo programi nuk të lejonin ta çoje deri në fund ankesën, duke ndjekur edhe se ç'po bëhej me zgjidhjen e saj....... . Në debat ju thashë këtë që shpreha më sipër. Programi është përgatitur shumë dobët dhe më mënyrë amatoriale. Nuk të jep përgjigje dhe zgjidhje. ..... Nga krahu tjetër u revoltuan. ...... Dhe kam dëshirë tua rinisë atë këmbim mesazhesh mbas zgjidhjes së problemit të sistemit dhe tu them....- Hëëë, a u thashë....?

      1. K
        Kapterri

        Të dhënat janë vjedhur me kohë. Enigma është se kush i ka?

        Lini një Përgjigje