Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro pati një vizitë zyrtare dyditore në Athinë ku në fokus ishte projekti i parkut ndërkufitatr ‘Vjosa−Aoos’ dhe bashkëpunimi midis dy vendeve në programe për turizmin.
Gjatë takimit me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë Kostas Skrekas, ministrja Kumbaro e informoi për hapat e ndërmarrë nga Shqipëria për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar dhe propozoi bashkëpunimin për parkun ndërkufitar mes dy vendeve.
“Parku ndërkufitar Vjosa−Aoos do t’i jepte mbrojtje të plotë 272 kilometrave të lumit nga burimi në malet e Pindit në Greqi deri në grykëderdhjen në bregdetin tonë të Adriatikut, model unik i ruajtjes së biodiversitetit, pa dyshim simbol i fqinjësisë së mirë mes vendeve tona, me promovim të përbashkët dhe njëkohësisht me mundësi për një turizëm të qëndrueshëm”, tha Kumbaro.
Së shpejti, kjo iniciativë e përbashkët mes dy vendeve do të zyrtarizohet përmes një ‘Memorandumi Mirëkuptimi’ mes dy ministrive dhe do të ngrihet grupi i përbashkët i punës për planin e menaxhimit dhe shpalljen park ndërkufitar.
Ministrja Kumbaro pati një takim edhe me homologun grek Vassilis Kikilias për nënshkrimin e fillimit të një programi të përbashkët pune mes dy ministrive.
“Nisim me formimin e një komiteti me anëtarë nga Shqipëri e Greqia përmes të cilit organizojmë forumin teknik mbi turizmin në Tiranë, që i jep jetë promovimit të përbashkët të destinacioneve për tregjet e largëta, shkëmbimin e dijeve, bashkëpunim për pjesëmarrjet në panaire dhe evente të rëndësishme dhe sigurisht angazhime të koordinuara në institucione ndërkombëtare që nga Organizata Botërore e Turizmit dhe tek të gjitha iniciativat rajonale”, u shpreh minsitrja Kumbaro.
Gjatë vizitës në kryeqytetin helen, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit u takua edhe me kryetarin e bashkisë Kostas Bakoyannis për të shkëmbyer përvoja mbi turizmin e qëndrueshëm dhe promovuar mundësi të reja e reciproke shkëmbimi mes dy vendeve, me Presidenten e Organizatës Kombëtare të Turizmit Angela Gerekou dhe drejtues të shoqatave turistike greke mbi promovimin e Shqipërisë.
Ca ke shkuar te shesesh tjeter,se ka ngelur vetem emri ti ndryshoje ketij vendi sipas oreksit te grekqirave te anadollit.Me keta debila s.mlepir.sa "politikane" cdo gje shte ne dispozicion te filogrekeve ne Shqiperi.Shqiptaret marrin malet se keshtu duan serbet dhe greket ndersa "ushtaret" e tyre flejne mbi qindramijera euro sikur ti kishin merituar qe punojne per kete popull te mjere.
ne historine e shtetit shqiptar, tani e 130 vite nuk ka pas kurr ne skenen politke kaq shume debila antishqiptar. Cpo behet me Shqiperine o popull?